Kabineti i Presidentit Bamir Topi dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë kanë sqaruar se nuk ka asnjë ftesë nga ana e Shqipërisë që presidenti serb, Boris Tadiç, të vizitojë Tiranën, – shkruan sajti online i gazetes se Prishtines Ekspres, menjehere pas perhapjes se lajmeve qe ambasadori shqiptar ne Beograd, kishte konfirmuar ftesen e Berishes dhe mberritjen e aferme te Tadic ne Tirane.
‘Me të lexuar mediat për këtë gjë, e kemi kontaktuar ambasadorin tonë në Beograd, dhe ai na ka thënë se nuk është e vërtetë një informacion i tillë që ka dalë në media”, ka thënë nje nga zyrtaret e kabinetit te ministrit te jashtem Ilir Meta. ‘Dhe një president nuk ftohet nga kryeministri, por nga presidenti”, ka shtuar ky zyrtar
Presidenca e pyetur pak minuta me pare nga Shekulli Online, mohoi gjithashtu te kete bere ftese zyrtare per Presidentin serb. Zyra e shtypit e kryeministrit Berisha, nderkohe nuk ka bere ende asnje deklarate.
Gazeta serbe “Danas”: Berisha fton presidentin Boris Tadiç në Tiranë
‘Presidenti i Serbisë Boris Tadiç se shpejti pritet të mbërrijë në Tiranë në një vizitë me ftesë të kryeministrit Sali Berisha..’ – Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Shqipërisë në Serbi Shpëtim Çaushi. Në një intervistë dhënë për gazetën “DANAS” ambasadori i Tiranes e ka quajtur z.Tadic “president i nderuar” duke u shprehur se “së shpejti presidenti i nderuar i Serbisë do të jetë në Tiranë…”
Sipas ambasadorit shqiptar, vetë presidenti serb, në momentin e marrjes së ftesës e ka quajtur këtë vizitë historike, për vetë faktin se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një presidenti serb në historinë e kohëve të fundit mes dy vendeve.
Ndërkaq më tëj në intervistë ambasadori Çaushi, i ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Serbi si mjaft të mira dhe intensive.
“Dhjetra serb kontaktojnë me ambasadën e Shqipërisë në Beograd me qëllim udhëtimin në vendin tonë. Unë jam i kënaqur tu komunikoj atyre se Shqipëria i ka hequr vizat për shtetasit serb. Shumë serbë kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të testojnë nga afër mikpritjen dhe respektin e shqiptarëve”- është shprehur ambasadori shqiptar në Serbi Shpëtim Çaushi.
Kreu i qeverise ne Tirane S.Berisha e ka ftuar publikisht Tadicin ne Tirane, qe ne janar te ketij viti dhe kjo ftese eshte perseritur edhe nga numri dy i qeverise, shefi i diplomacise Ilir Meta.
Beogradi ende nuk ka kerkuar falje zyrtarisht per genocidin ne Kosove, ku NATO nderhyri per te ndaluar makinen luftarake serbe te Miloshevicit qe nisi spastrimin etnik, vrasjet masive dhe perdhunimet ne Kosove.