Home Sport Nigeriani Olainka, i gatshem të marrë pasaportën shqiptare

Nigeriani Olainka, i gatshem të marrë pasaportën shqiptare

564
0

olainkaPeter Olainka është gati të marrë pasaportën shqiptare nëse trajneri Xhani De Biazi e fton në Kombëtare. Sulmuesi nigerian i Skënderbeut ka reaguar dje për herë të parë, pas “sponsorizimit” që i bëri kapiteni Bledi Shkëmbi. Ky i fundit deklaroi pas ndeshjes me Vllazninë se Olainka i duhet Kombëtares shqiptare, në një kohë që për “Panorama Sport” foli edhe vetë De Biazi. I kontaktuar dje nga gazeta, nigeriani shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e përfaqë- sueses kuqezi.

Peter, pas ndeshjes kundër Vllaznisë, kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, ka deklaruar se jeni një lojtar i vlefshëm për Kombëtaren shqiptare dhe duhet të pajiseni me pasaportë. Si e gjykoni këtë deklaratë?
Të them të drejtën, më bëhet shumë qejfi të dëgjoj fjalë të mira në drejtimin tim nga kapiteni ynë. Por mbi të gjitha më surprizon ky fakt, që është bërë “shkesi” im për në Kombëtare. Është diçka shumë e bukur, elektrizuese do të thosha.

Po thoni se ju pëlqen të luani për Kombëtaren shqiptare?
Sigurisht që më pëlqen. Këtë mos e vini në diskutim. Të luash me një Kombëtare është arritje në botën e futbollit, ndaj jam shumë i nderuar nëse do të më jepej kjo mundësi.

Mirëpo, Shqipëria nuk është Kombëtarja juaj…
Kjo nuk ka të bëjë. Njeriu mbi të gjitha është qytetar i botës dhe mund të zgjedhë cilën kombëtare dëshiron dhe kush i ofron një vend në ekipin kombëtar. Ka shumë raste të ngjashme dhe unë po përmend vetëm Diego Kostën, një brazilian dhe luan për Spanjën. Po, por para së gjithash duhet të marrësh pasaportë shqiptare.

Ju jeni gati për këtë?
Po sigurisht, jam gati të marr edhe pasaportën shqiptare. Për të qenë më i sinqertë, e dua një pasaportë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here