Home Sport Alessio Cerci, se shpejti te Milan

Alessio Cerci, se shpejti te Milan

623
0

alessio-cerci
Mungojnë vetëm disa detaje të vogla për ta quajtur marrëveshjen zyrtare, por tashmë Alesio Cerci mund të konsiderohet një futbollist i ri i Milanit. Sulmuesi italian pritet t’u bashkohet kuqezinjve me formulën e huazimit për 18 muaj dhe tekniku i Milanit, Filipo Inzagi, shpreson ta ketë Çerçin në dispozicion për fazën përgatitore që ekipi kuqezi do të zhvillojë në Dubai. “Super-Pipo” po këmbëngul që akordi të konkretizohet më datë 27 dhjetor (nesër) dhe gjasat duken të mira, pasi tashmë kanë ngelur për t’u kopsitur vetëm disa detaje burokratike.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, Inzagi mësohet t’i ketë telefonuar ish-sulmuesit të Torinos, duke e njohur me projektin e tij dhe në të njëjtën kohë duke i garantuar lojtarit një fanellë titullari në sezonin e ardhshëm. Për të parë për të parën herë Çerçin me fanellën e Milanit duhet të presim datën 30 dhjetor, ku kuqezinjtë do të luajnë miqë- soren e luksit në Dubai kundër Realit të Madridit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here