Home Politike PS takon aleatet: Pas dates 15 Tetor rinisin protestat

PS takon aleatet: Pas dates 15 Tetor rinisin protestat

564
0
Pas datës 15 tetor nisin protestat masive të PS-së dhe aleatëve të saj për largimin e qeverisë. Në mbledhjen e sotme që PS dhe partitë e vogla kanë zhvilluar me tyre është përcaktuar koha e nisjes së protestave, ndërkohë që qëllimi tashmë dihet qartë. Largimi me çdo kusht i qeverisë.
Pas takimit, Spartak Ngjela i Partise Ligj me Drejtesi ka deklaruar se protestat do të nisin fillimisht në qendrat e mëdha urbane. “Protestat do nisin në rrethe dhe më pas do kthehemi për të vendosur datën e një proteste masive. Qëllimi është largimi i një qeverie qe duke qenë e paligjshme e cila abuzon në mënyrën më barbare”- tha Ngjela.
Pas përzgjedhjes së 400 koordinatorëve socialistë për organizimin e zgjedhjeve dhe protestave, në Partinë Socialiste është formuar një grup që po merret me modalitetet e protestave. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se prej pak ditësh është krijuar një strukturë, e cila ka për qëllim të sajin përgatitjen e protestave në të gjithë vendin. Mësohet se në këtë grupim marrin pjesë deputetë të çdo qarku dhe përfaqësues të lartë të strukturave vendore socialiste në të gjithë vendin. Përmes këtyre takimeve do të arrihet qëllimi për përcaktimin e të gjitha detajeve që do të shoqërojnë protestat në të gjithë vendin. Burime pranë këtij grupi të punës kanë bërë të ditur se deri më tani janë në fazën e diskutimeve dhe hedhjeve të ideve, për sa i përket anës së menaxhimet dhe detajet që lidhen me protestat.
______________
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në vijim të turit të tij është ndalur në Berat nga ku ka bërë thirrje për përmbysje të kësaj qeverie sa më shpejt. Në fjalën e tij Rama tha se kjo qeveri është krijuar falë vjedhjes së votës së shqiptarëve, ndaj ne duhet të vazhdojmë protestat. Protestat do të shtrihen në cdo bashki dhe komunë, tha Rama, ndërsa theksoi se s’ka demokraci të vërtetë më këtë qeveri. Gjatë fjalës së tij ai vuri theksin tek ekonomia për të cilën tha se është e rrënuar dhe se tashmë vendi numëron 1 milione të papaunë.
Pak kohe më parë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me socialistët ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njëherë pushtetin se po grabit cdo gjë që po i del përpara, dhe kjo si pasojë e vjedhjes së votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit të opozitës, nuk kanë të bëjnë me marrjen e pushtetit por me transparencën. Opozita kërkon një qeveri më bashkëpunuese dhe transparente, tha Rama, por kjo s’mund të ndodhë, pasi pushteti i Berishës është i krimbur kokë e këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here