Home Politike Kuvendi le pa shqyrtuar kandidaturat per Gjykaten e larte, Skadon afati.

Kuvendi le pa shqyrtuar kandidaturat per Gjykaten e larte, Skadon afati.

704
0
TIRANË – Afati ligjor për shqyrtimin e kandidaturave të presidentit Topi për tre anëtarët e Gjykatës së Lartë mbaroi dje, por Kuvendi ende nuk ka përfunduar procedurën për shqyrtimin e tyre. Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Dhoma e Avokatisë, Avokati i Popullit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë kanë dorëzuar vetëm dje, rreth orës 10:00, në Sekretarinë e Komisionit të Ligjeve, dokumentacionin përkatës. Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat duhet të shqyrtohen brenda tri javëve në Komisionin e Ligjeve, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në nenin 111 pika 6 e rregullores së Kuvendit thuhet se, në rastet kur në Kushtetutë parashikohet pëlqimi nga Kuvendi, kryetari ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore , Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda tri javëve.
Shkak për shtyrjen e shqyrtimit të kandidaturave të tre gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë është bërë edhe mungesa e disa deputetëve të djathtë, që ndodhen në Strasburg.
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, deklaroi: “shkak për shtyrjen e shqyrtimit të kandidaturave është bërë mungesa e informacioneve nga institucionet, të cilat do të hetonin pastërtinë e figurave të kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, si dhe mungesa e disa deputetëve të djathtë në Komision”. Halimi shpjegoi se anëtarët e Komisionit të Ligjeve do të marrin në shqyrtim dokumentacionin e tre kandidatëve Mehdi Bici, Vexhi Muçmata e Sokol Çomo dhe brenda dy ditëve do të nisë seanca e dëgjimit të tre kandidaturave në Komision.

TIRANË – Afati ligjor për shqyrtimin e kandidaturave të presidentit Topi për tre anëtarët e Gjykatës së Lartë mbaroi dje, por Kuvendi ende nuk ka përfunduar procedurën për shqyrtimin e tyre. Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Dhoma e Avokatisë, Avokati i Popullit dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë kanë dorëzuar vetëm dje, rreth orës 10:00, në Sekretarinë e Komisionit të Ligjeve, dokumentacionin përkatës. Sipas rregullores së Kuvendit, kandidaturat duhet të shqyrtohen brenda tri javëve në Komisionin e Ligjeve, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në nenin 111 pika 6 e rregullores së Kuvendit thuhet se, në rastet kur në Kushtetutë parashikohet pëlqimi nga Kuvendi, kryetari ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda tri javëve. Shkak për shtyrjen e shqyrtimit të kandidaturave të tre gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë është bërë edhe mungesa e disa deputetëve të djathtë, që ndodhen në Strasburg.Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, deklaroi: “shkak për shtyrjen e shqyrtimit të kandidaturave është bërë mungesa e informacioneve nga institucionet, të cilat do të hetonin pastërtinë e figurave të kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, si dhe mungesa e disa deputetëve të djathtë në Komision”. Halimi shpjegoi se anëtarët e Komisionit të Ligjeve do të marrin në shqyrtim dokumentacionin e tre kandidatëve Mehdi Bici, Vexhi Muçmata e Sokol Çomo dhe brenda dy ditëve do të nisë seanca e dëgjimit të tre kandidaturave në Komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here