Home Ekonomi Eksporti i prodhimeve bujqesore rritet me 40%

Eksporti i prodhimeve bujqesore rritet me 40%

935
0

bujqsiProdhimet bujqësore shqiptare kanë mundur të konkurrojnë në tregun rajonal, duke shënuar edhe rritjen më të madhe të eksporteve gjatë vitit të shkuar. Eksporti i frutave dhe perimeve shënoi një revolucion gjatë vitit që shkoi, duke dyfishuar vlerën e përfituar në ekonominë shqiptare në krahasim me vitin 2013.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, mësohet se eksporti i prodhimeve bujqësore, kryesisht frutave dhe perimeve, arriti vlerën e 4.1 miliardë lekëve në vitin 2014, nga 2.7 miliardë lekë që u shënuan në 2013-ën, me një rritje 49 për qind. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Kosova është destinacioni i parë i eksportit, duke kryesuar listën e vendeve në të cilat Shqipëria eksporton prodhimet bujqësore.

Më pas vijnë Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nga të dhënat shihet se, Shqipëria është kompetitive në rajon në eksportet bujqësore, për shkak se realizon prodhime më të hershme. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, mësohet se eksporti është dominuar nga perimet.

Prodhimi i perimeve, i frutave në Shqipëri po merr një hov, dhe kjo është në një farë mënyre e lidhur edhe me pikat e grumbullimit, të cilat po funksionojnë. Pikat e grumbullimit bëjnë të mundur që ky produkt të tërhiqet nga serat, nga fermat, dhe pastaj lidhen kontratat për eksport në tregjet rajonale. Nga ana tjetër, ekspertët pohojnë se eksportet e këtij viti pritet të ndikohen konsiderueshëm nga përmbytjet në Jug të vendit, zonë ku është përqendruar prodhimi bujqësor shqiptar. Ndërkohë, tregtia me jashtë për sektorët e tjerë nuk ka shënuar rezultate pozitive. Kështu, referuar të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit të shkuar eksportet u rritën vetëm me 1,2%. Rritje vjetore kanë pasur eksportet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 30,9%, “Ushqime, pije, duhan” me 26,0% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 14,6%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here