Home Aktualitet Shperblimet e fundvitit, Rama: Ja kush perfiton

Shperblimet e fundvitit, Rama: Ja kush perfiton

1251
0

edi-ramaKryeministri Rama përmes një deklarate për mediat ka prezantuar sot paketën me shpërblimet e miratuara nga qeveria për disa shtresa të veçanta.Shpërblim do të përfitojnë ndër të tjerë familjet në nevojë dhe ata me aftësi të kufizuara. Ndërkohë kryeministri Rama tha se një shumë e majme është vënë në dispozicion të nxënësve ekslentë dhe studentëve gjithahstu, duke i cilësuar ata si “Shqiptarët më të mirë” të së ardhmes

KATEGORITË PËRFITUESE
Shpërblim 2 mijë lekë të reja

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
68 mijë përfitues të kategorisë PAK
372.932 pensionistë

145.580 persona që marrin pension bujqësor
3595 persona që marrin trajtim të veçantë
Persona që marrin pension të parakohshëm
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë

Shpërblim 40 mijë lekë të reja
Mësuesit e spikatur
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë

Shpërblim 5 mijë lekë të reja
Studentët e ekselencës
Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar

Kryeministri në përfundim të fjalës së tij uroi të gjithë shqiptarët Gëzuar Festat dhe sidomos shtresat që përfitojnë nga ky vendim i qeverisë. Në fjalën e tij të mbylljes Rama tha se ky veprim sqaron për të gjithë njerëzit se Reformat janë në rrugën e drejtë edhe pavarësisht vështirësiësë dhe ashpërsisë janë në të mirë të tyre.

“Eshtë një paketë e cila edhe njëherë konfirmon vëmendjen dhe përkujdesin tonë përtej të gjitha vështirëvsive financiare të këtij viti për të siguruar rritjen e qëndrueshme ekonomike për tqë siguara një të armdhme më të mirë jo iluzion por qëllim objektiv. Jemi në një fazë të ndërmjetme operëeacioni në cdo sektor ka ecur mirë dhe me bindjen e thellë se ajo që po bëjmë sot është që nesëer të kemi ksuhte më të mira pëer ti dhënë shqiptarëve shtetin që meritojnë edhe të gjitha mundësitë që të rrisin ekonominë familjerëv. Gëzuar vitin e ri me gjithë zemër të gjithë atyre që marrin ëktë shpërbli të qeverisë për ti dhene mesazh njerëzve në nevojë se pavarësisht dhimbjeve që reformat shkaktojnë janë në të mirëve ndër ne shqiptarëve më të mira.-tha Rama

Ndërkohë Posta Shqiptare njofton të gjithë personat të cilët janë përfitues të shpërblimit në masën 2000 lekë, të përcaktuar në VKM nr.1083, datë 28.12.2015, të cilët marrin pension apo trajtim te vecante financiar nga ISSH, se duke filluar nga data 29 dhjetor e në vazhdim mund t’u drejtohen zyrave postare të pensioneve për të tërhequr shpërblimin. Zyrat postare të pensioneve do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 20:00.

Ja fjala e plotë e kryeministrit
Mbrëmë kemi pasur një mbledhje qeverie, ku kemi finalizuar edhe projektin e shpërblimeve për Vitin e Ri për një sërë kategorish, duke ndjekur të njëjtën filozofi të një viti më parë, që është filozofia e mbështetjes së atyre që kanë më shumë nevojë dhe të atyre që kanë më shumë merita.

Kemi vendosur që të shpërblehen për Vitin e Ri:

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;

68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;

372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra;

145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra;

Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra edhe ata;

Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.

81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.

Kjo është gjithë paketa e shpërblimeve për personat dhe familjet më në nevojë.

Nga ana tjetër, është dhe grupi i personave me merita të veçanta.

Në këtë grup marrin të gjithë nxënësit e shkëlqyer, pra të gjithë nxënësit me të gjitha 10-ta në arsimin parauniversitar, 50 mijë lekë të vjetra; Të gjithë studentët e ekselencës, 50 mijë lekë të vjetra dhe ata. I gjithë grupi i mësuesve të spikatur, të cilët janë të dalluar në bazë të të gjitha kritereve të performancës, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe të rezultateve të shkollave ku japin mësim, në bazë të rankimit të bërë nga Ministria e Arsimit, 400 mijë lekë të vjetra dhe 300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të Republikës së Shqipërisë, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta, mjekë, 400 mijë lekë të vjetra.

Është një paketë e cila edhe njëherë konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin tonë, përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti tjetër reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë, jo si iluzion, por si një qëllim objektiv, i bazuar në realizimin e objektivave që përcaktojnë rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat.

Jemi ende në një fazë të ndërmjetme. Operacioni kompleks i reformave në çdo sektor ka ecur mirë dhe do të vazhdojë pa asnjë luhatje me vendosmërinë më të madhe dhe me bindjen më të thellë se ajo që po bëjmë sot është e vetmja rrugë për të pasur nesër kushte tërësisht të ndryshme dhe mundësi shumë më të mëdha për t’u dhënë shqiptarëve shtetin që meritojnë dhe përmes shtetit që meritojnë të gjitha mundësitë për të cilat kanë nevojë të rrisin ekonominë e tyre familjare dhe të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre.

I uroj edhe njëherë Gëzuar Vitin e Ri të gjithë atyre që marrin këtë shpërblim, që është një detyrim i qeverisë, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë njerëzve, se pavarësisht vështirësive të reformave dhe pavarësisht dhimbjeve që reformat shkaktojnë si çdo operacion dhe çdo terapi janë të domosdoshme për të rikthyer plotësisht në funksione vitale një trup të kërcënuar nga një kancer agresiv. Po ashtu edhe më të mirëve ndër ne, për mua, shqiptarëve më të mirë, që janë nxënësit me të gjitha 10-ta në arsimin parauniversitar dhe studentët e ekselencës, që janë po ashtu një pikë referimi për të gjithë dhe një shembull i shkëlqyer nga ku të gjithë kemi çfarë të mësojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here