Home Rajoni Serbi, Nikolic fiton zgjedhjet presidenciale

Serbi, Nikolic fiton zgjedhjet presidenciale

621
0

Mbyllet raundi i dyte i votimeve në Serbi. Rezultatet paraprake të bëra publike nga mediat lokale nxjerrin në avantazh Tomislav Nikolic.
Në raundin e dyte të votimeve mori pjesë 41 për qind e popullsisë.
Sipas mediave lokale, ne 25 për qind të kutive të numeruara deri më tani, Nikoliç kryeson me 49.9 për qind të votave, ndërsa Tadiç 47.7 për qind. Por këto rezultate theksojne mediat, mund te ndryshojne nga numerimi i plotë i votave.
Ndërkaq Aleksandar Vucic, zv.president i Partise Progresive Serbe ka shpallur fitues të zgjedhjeve Tomislav Nikolic. Ai ka deklaruar se sipas të dhënave qe kjo parti disponon, Nikolic eshte ne avantazhe me 1.5 për qind të votave dhe ky rezultat pa të dhënat e Kosovës.

Ne fjalen e tij para mbeshtetesve, sot vone ne mbremje, Nikolic tha se “Serbia nuk do të devijoj nga rruga evropiane”, dhese “nuk do ta braktisë popullin e tij në Kosovë dhe Metohi”.
Fjalet e kreut te ri te vendit në fjalimin e tij të parë publik pas mbylljes së votimeve në balotazhin presidencial u priten me brohoritje.

Sipas ANSA, Boris Tadic nderkohe ka uruar kundershtarin politik per fitoren. ‘Urova Nikoliç i cili do ketë me siguri një detyrë të vështirë. Nuk jam i zhgënjyer, kaluam kohë shumë të vështira”, theksoi ai lidhur me keto zgjedhje. Tadic pasi thekosi se ka bërë mjaft për të fituar, u tha zgjedhësve të vet se nuk do ta pranoje te marrë postin e kryeministrit të vendit.

Më herët, sondazhet kishin si favorit Boris Tadic, i cili njihet si mbështetës i integrimit të Serbisë në BE dhe i thithjes se investimeve të huaja, ndryshe nga kandidati konservator Nikolic i cili ka qenë armiqësor ndaj BE por së fundi e ka moderuar qëndrimin e tij.
Nikolic premtimet e fushatës i ka përqendruar në integrimin e Serbisë kapjen e kriminelëve të luftës, dialog me Kosovën, fqinjësi të mirë dhe përparim të reformave.
Në votimet për Presidentin moren pjesë më shumë se 6.7 milionë serbë, ku pjesëmarrës në votime ishin edhe 109 mijë serbët e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here