Home Aktualitet Pogradec, nje person eshte qelluar per vdekje afer shtepise

Pogradec, nje person eshte qelluar per vdekje afer shtepise

589
0

pogradecDy vrasje janë shënuar gjatë orëve të natës duke u gdhirë e mërkura (12 mars 2014). Në Tiranë Sami Sheka, 50 vjeç është ekzekutuar pranë banesës së tij tek rruga ‘Kongresi i Manastirit’ në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet.
Ndërsa në Pogradec  është ekzekutuar me armë zjarri  Shkëlqim Topalli. Edhe 47 vjeçari është vrarë sapo ka dalë nga banesa e tij në në fshatin Proptisht të Pogradecit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

VRASJA NE POGRADEC 
Një konflikt i hershëm për pronën dyshohet se ka qenë shkak i ekzekutimit më armë zjarri të një 47-vjeçari në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Pogradecit rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. 47-vjeçari Shkëlqim Topalli është ekzekutuar me armë zjarri tip automatik në banesën e tij.

Shkëlqim Topalli është transportuar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Sipas familjarëve të viktimës, “autori i ngjarjes e thirri me emër tjetër 47-vjeçarin, duke e qëlluar me automatik në ballkon Shkëlqimin”.

“Shkëlqimi doli se mos kishin nevojë për ndihmë. Pasi u tha se nuk ishte ai që kërkonin, tentoi të futej në shtëpi, por ata e qëlluan me armë”, thonë familjarët.

Familjarët e 47-vjeçari thonë se “dyshojmë se ngjarja ka lidhje me konflikt pronësie të ndodhur para 5 vitesh. Ndërsa shprehen se “kërkojnë të vendoset drejtësi”.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, shkaqet si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sipas policisë, po hetohet në dy pista, ndërsa pista kryesore është një konflikt i vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here