Home Aktualitet Fituesit në universitete, regjistrimi do bëhet në dy faza

Fituesit në universitete, regjistrimi do bëhet në dy faza

417
0

Procedurat e regjistrimit në shkollat e larta këtë vit do të jenë të ndryshme nga ato të një viti më parë. Nga tre faza nëpër të cilin kalonte ky proces vitin e kaluar, tani sipas udhëzimit që ka nxjerrë Ministria e Arsimit regjistrimi do të bëhet me dy faza.

Në udhëzimin përkatës të MASH jepet dhe afati i fundit që Agjensia Kombëtare e Provimeve ka për shpalljen e fituesve. Ndërkohë data 11 shtator është vendosur të jetë edhe afati i fundit, kur lista me renditjen sipas parimit meritë-preferencë do të bëhet publike.

Nga ana tjetër ata kandidatë, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në udhëzim humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të studimeve të larta.

Previous articleShqipëria 3 – 2 Mali i Zi
Next articleMat, vriten 3 anëtarë të të njëjtës familje, në pranga 3 vëllezër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here