Home Politike Kandidatët e PS-së: Pëllumb Xhufi, Blendi Klosi dhe Shalsi, 3 emrat e...

Kandidatët e PS-së: Pëllumb Xhufi, Blendi Klosi dhe Shalsi, 3 emrat e PS-së për Tiranën

718
0

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës ka bërë që situata të jetë mjaft dinamike në selinë rozë. Edi Rama është deri më tani kandidati më serioz për të kërkuar një tjetër mandat që të jetë kryeqeverisësi i qytetit. Po zhvillimet e fundit dhe nevoja për të qenë 24 orë në krye të opozitës duket se kanë nisur të fusin në mendime Ramën. Dy ditë më parë ai u shpreh se nuk është e sigurt nëse do kandidojë për Bashkinë Tiranës por e sigurt është që bashkia do të drejtohet nga një socialist. Për këtë tashmë kanë nisur dhe emrat e parë të cilët qarkullojnë si kandidatë të mundshëm në bashkinë e kryeqytetit. Ata që vërtiten më shumë janë tre emra të cilët janë potencial për kandidatë. I pari mes tyre është deputeti Blendi Klosi i cili në rast të një moskandidimi të Ramës mbetet kandidati më i mundshëm i së majtës për Bashkinë e kryeqytetit. Nëse nuk do të dilte Klosi, kandidati tjetër mund të ishte Eduart Shalsi i cili në fakt do të shkonte në atë bashki pas një periudhe të gjatë i që ka qenë numri dy i saj. Fillimisht Shalsi ka qenë shef i kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe më vonë u bë nënkryetar, deri në 28 qershor 2009 kur mori mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës. Mes emrave është dhe Erion Veliaj i cili më së shumti duket se do të preferonte më shumë një karrierë në politikën e madhe se një menaxher i qytetit. Emri surprizë i cili ka dalë ditët e fundit është ai i historianit Pëllumb Xhufi i larguar nga LSI vetëm pak muaj më parë. Xhufi është ndër figurat më të pastra të opozitës pasi deri më tani nuk është përfolur për asgjë, madje do të merrte dhe vota të shumta nga LSI por dhe qytetarët e pavendosur.
Kandidatët
Edi Rama vijon të jetë kandidati më i kuotuar në Partinë Socialiste për Bashkinë e Tiranës. Madje thuhet se ai është dhe kandidati më i fortë për të marrë sërish një tjetër mandat që për të është i katërti në krye të qeverisë lokale të Tiranës. Nëse Rama do ti hapte rrugë një tjetër kandidati të së majtës, atëherë Blendi Klosi qëndron gati. Klosi është ndër emrat e njohur të Partisë Socialiste i cili, i rritur në gjirin e kësaj partie ka pasur mundësi të jetë dhe ministër në një qeveri socialiste. Klosi është zgjedhur deputet në qarkun e Durrësit dhe momentalisht mban postin e sekretarit organizativ të PS-së duke qenë një bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën. Klosi brenda partisë gëzon një mbështetje të gjerë pasi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë klani të caktuar. Një ndër pikat të cilat kritikohet Klosi ka të bëjë me linjën e butë të tij, shpesh shumë bashkëpunëtorë kërkojnë prej tij një linjë më të fortë sidomos me kundërshtarët.Eduart Shalsi njihet në politikë si zëvendësuesi i Edi Ramës. Që nga viti 2005 deri në 2009 më shumë me punët e Bashkisë është marrë Shalsi si nënkryetar se sa vetë Rama i cili kishte marrë votat për atë post. Shalsi e ka nisur punën në Bashki si shef kabineti i kryetarit dhe më pas u bë nënkryetar. Ai është zgjedhur deputet në qarkun e Tiranës dhe njihet si linjë e ashpër brenda PS duke qenë mbështetës kryesor i Edi Ramës. Ndër pikat e dobëta që ka Shalsi është padyshim pavarësia e pakët që ka ndaj Ramës. Nëse Klosi ka një individualitet të spikatur pavarësisht kryetarit të radhës në PS, nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për Shalsin. Nëse fiton Shalsi Bashkinë, do të shihej si një njeri i Ramës.
Kandidati surprizë ose asi nën mëngë i Ramës
Emri që cilësohet surprizë në gjithë këtë histori është padyshim ai i Pëllumb Xhufit. Profesori i historisë ditët e fundit përflitet se mund të jetë kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës duke u cilësuar dhe si as i nën mëngë i Edi Ramës. Xhufi është një figurë mjaft e lartë e jetës publike në vend duke qenë veç një historian shumë i njohur dhe një figurë me integritet të lartë. Një nga arsyet kryesore që Rama mund ta nxjerrë Xhufin janë dhe votat e LSI-së. Kush më shumë se Xhufi mund të tundonte votuesit e LSI që të votojnë një kandidat të majtë. Mes Xhufit dhe një figure të PD-së, LSI-stët nuk ka dyshim që do votonin ish nënkryetarin e partisë së tyre. Por dhe votat e lëkundura janë një tjetër arsye. Xhufi si një figurë qytetare do të merrte shumë vota të cilat janë të pavendosura. Të gjitha këto janë ende në fazën e diskutimit për sa kohë Rama ende nuk e ka vendosur që të heqë dorë nga kandidimi, i cili mbetet kandidati më potencial i së majtës në opozitë.
Klosi është ndër emrat e njohur të Partisë Socialiste i cili, i rritur në gjirin e kësaj partie ka pasur mundësi të jetë dhe ministër në një qeveri socialiste. Klosi është zgjedhur deputet në qarkun e Durrësit dhe momentalisht mban postin e sekretarit organizativ të PS-së duke qenë një bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën. Klosi brenda partisë gëzon një mbështetje të gjerë pasi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë klani të caktuar. Një ndër pikat të cilat kritikohet Klosi ka të bëjë me linjën e butë të tij, shpesh shumë bashkëpunëtorë kërkojnë prej tij një linjë më të fortë sidomos me kundërshtarët.
Eduart Shalsi njihet në politikë si zëvendësuesi i Edi Ramës. Që nga viti 2005 deri në 2009 më shumë me punët e Bashkisë është marrë Shalsi si nënkryetar se sa vetë Rama i cili kishte marrë votat për atë post. Shalsi e ka nisur punën në Bashki si shef kabineti i kryetarit dhe më pas u bë nënkryetar. Ai është zgjedhur deputet në qarkun e Tiranës dhe njihet si linjë e ashpër brenda PS duke qenë mbështetës kryesor i Edi Ramës. Ndër pikat e dobëta që ka Shalsi është padyshim pavarësia e pakët që ka ndaj Ramës. Nëse Klosi ka një individualitet të spikatur pavarësisht kryetarit të radhës në PS, nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për Shalsin. Nëse fiton Shalsi Bashkinë, do të shihej si një njeri i Ramës.
Emri që cilësohet surprizë në gjithë këtë histori është padyshim ai i Pëllumb Xhufit. Profesori i historisë ditët e fundit përflitet se mund të jetë kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës duke u cilësuar dhe si as i nën mëngë i Edi Ramës. Xhufi është një figurë mjaft e lartë e jetës publike në vend duke qenë veç një historian shumë i njohur dhe një figurë me integritet të lartë. Një nga arsyet kryesore që Rama mund ta nxjerrë Xhufin janë dhe votat e LSI-së. Kush më shumë se Xhufi mund të tundonte votuesit e LSI që të votojnë një kandidat të majtë. Mes Xhufit dhe një figure të PD-së, LSI-stët nuk ka dyshim që do votonin ish nënkryetarin e partisë së tyre. Por dhe votat e lëkundura janë një tjetër arsye.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here