Home Aktualitet Rrezohet ekskavatori gjate punes, humbin jeten 3 persona

Rrezohet ekskavatori gjate punes, humbin jeten 3 persona

552
0

ekskavatoriTre punonjës kanë humbur jetën pasi mjeti i tyre i punës është përmbysur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë me drejtim Korçën. Mësohet se viktimat janë dy shqiptarë e një inxhinier italian. Shqiptarët që kanë humbur jetën janë dy punonjës nga Kavaja, Sokol Elmazi dhe Oltion Kola.

Sipas policisë së Elbasanit, mjeti eskavator që është përmbysur po punonte në ndërtimin e rrugës Gramsh-Kodovjat-Moglicë.

Burime nga policia thanë se, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, kur dy punëtorët kanë qenë duke punuar për ndërtimin e rrugës Gramsh-Kodovjat-Moglicë.

Ndërkaq, Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Moglicës në Gramsh. Ata kanë qenë duke punuar për aksin rrugor Gramsh-Korçë, kur u është përmbysur mjeti i punës eskavator.
 
Nga kjo ngjarje kanë gjetur vdekjen Sokol Elmazi, 35 vjeç dhe Oltion Kola, 21 vjeç, nga Kavaja të cilët punonin për këtë rruge, po kështu është dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës një person i plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet.
 
Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë ka sjellë probleme të tilla, pasi sipas të dhënave ky aks ka pasur shembje te shpeshta duke sjellë edhe bllokimin e banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here