Home Sport Hodgson: Januzajn e dua tek Anglia

Hodgson: Januzajn e dua tek Anglia

660
0

hodgson-januzajAdnan Januzaj është ylli i ri i Manchester United dhe kjo nuk ka dyshim. Me dygolëshin spektakolar të shënuar ndaj Sunderlandit 18-vjeçari me origjinë kosovare por i lindur në Belgjikë, i ka bërë të gjithë për vete.

Por për FSHF-në dhe të gjithë shqiptarët që shpresojnë të shohin Januzajn me fanellen kuqezi vjen një lajm i hidhur.

Gjatë ditës së djeshme në studion e BBC, trajneri i kombëtares angleze Roy Hodgson, ka deklaruar se Januzaj është duke u monitoruar nga Federata Angleze për të luajtur me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Hodgson ka sqaruar: “Nuk ka asnjë dyshim se Adnani është një talent i vërtetë dhe ne po e vëzhgojmë me vëmendje, por ka edhe shumë disktime për mënyrën se si ai mund të luajë me Anglinë.

Januzaj ka disa vite në Britani që kur iu bashkua Manchesterit dhe atij i lind e drejta për t’u natyralizuar dhe mund të luajë për kombëtaren angleze duke filluar që nga viti 2015.

Faktin që Januzaj mund të luajë për kombëtaren angleze e pranon edhe trajneri i Djajve, Moyes i cili sqaron se Federata ka pyetur në klub për mundësinë e natyralizimit të 18-vjeçarit.

Ashtu është si ka thënë Moyes Januzaj ka disa opsione për të luajtur me kombëtaret e Shqipërisë, Belgjikës, Turqisë dhe Anglisë.

Presidenti i FSHF-së Duka pak ditë më parë tha se po bëhet gjithçka për të bindur Januzajn të zgjedhë Shqipërinë por se ende nuk kishte pasur asnjë kontakt me futbollistin apo të atin.

Kontrata e Januzaj me klubin nga Old Traford përfundon në fund të ketij sezoni dhe United po punon për t’i ofruar një rinovim afatgjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here