Home Aktualitet Fiks Fare, perflitet kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zagonjori

Fiks Fare, perflitet kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zagonjori

598
0

zaganjoriEmisioni investigativ “Fiks-Fare”, ka vijuar me denoncimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, çështje kjo e nisur që në gjykatën e Pukës, atë të apelit në Shkodër dhe deri në Gjykatën e Lartë. Pikërisht, kur çështja ka mbëritur në këtë gjykatë, disa sekserë që garantonin dhe zgjidhjen e problemit kanë përmendur emrin e kryetarit të Gjykatës së Lartë z. Xhezair Zagonjori. Kamerat e “Fiks-Fare” sollën fakte për lirimin e një të arrestuari tjetër të ngjarjes në Fushë-Arrëz.

Avokatët dhe sekserët kërkuan para për lirimin e të arrestuarit në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Në pjesën e parë të videos së shfaqur ditën e djeshme, tregohen me emër avokatët sekserë, duke kërkuara para për gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Kryetari i trupit gjykues kërkon 2 mijë euro, ndërsa të tjerët nga një mijë, në total 6 mijë euro ose nuk e marrin përsipër. “Fiks-Fare”, në ditën e tretë të denoncimeve të korrupsioneve në drejtësi, konfirmoi se paratë u paguan tek sekserët dhe se ku premtuan ata që do të çonin paratë.

Reagon Zagonjori
Pas pamjeve filmike të transmetuara në “Fiks-Fare” ka reaguar menjëherë gjyqtari Xhezair Zagonjori. Ky i fundit shpreh indinjatën e thellë për permendjen e emrit të tij nga dy persona që jo vetëm nuk i ka takuar kurrë ndonjëherë, por që për herë të parë ua degjon edhe emrin. Ai siguron çdo qytetar se në të gjithë punën dhe veprimtarinë e tij si Kryetar i Gjykatës së Lartë nuk do të mund të ndikohet asnjëherë nga mashtrues, krimba apo seksere, të cilët nuk do të kenë rastin kurrë t’a korruptojnë edhe për problemin më të vogël në ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore. Me këtë rast,Zagonjori i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për zbulimin dhe dënimin e të gjithë personave të përfshirë në aktet korruptive të permendura në aferat korruptive.

Shkarkimi i punonjëseve
Publikimi i pamjeve në “Fiks Fare”, ka sjellë dhe reagimin e ministrit Nasip Naço i cili ka shkarkuar kancelaren dhe sekretaren. Kancelarja dhe sekretarja e Gjykatës së Pukës, shfaqen duke numëruar paratë që dha qytetari në këmbim të lirisë. Pas kësaj Naço, ka urdhëruar shkarkimin nga detyra për dy punonjëseve Liljana Shkjau dhe Meliha Kukaj, sekretaren dhe kancelaren e gjykatës. Naço gjen rastin t’i kujtojë çdo qytetari se është i mirëpritur për të dhënë ndihmën e tij përmes një roli aktiv në denoncimin e korrupsionit, duke u bërë një bashkëpunëtor i afërt i institucioneve të drejtësisë në parandalimin e veprimtarive të mëtejshme kriminale.

Biseda me Defrim Prençin dhe avokatin Fran Dashi
Sekseri – Më tha mua, unë dua kaq lekë për ta mbyllë punën. Ma caktoi afat. Më tha janë pesë gjyqtarë. Kryetari i seancës do 2 mijë euro, katër të tjerët duan nga 1000 euro ose unë nuk merrem me këtë punë. Ose unë më tha ta mbaroj punën brenda javës, ta nxjerr djalin jashtë. Duan kaq lekë. I thashë unë do bëj llafe menjëherë me të në darkë, të sjellë përgjigjen në mëngjes.
Qytetari – Për sot, për sonte?
Sekseri – I thashë ta sjellë llafin me të sonte, nesër në mëngjes vij e të them po ose jo. Si t’i thosha?
Qytetari – Fiks të kërkuan?
Sekseri – 6000 euro. Kryetari i seancës donte 2000 euro, katër të tjerët nga 1000 euro, për zotin. Ta mbaroj, prandaj të thashë ty se…
Qytetari – E bisedove ti sot këtë punë mirë?
Sekseri – Tani në darkë më ka kthyer përgjigje, se a të thashë se më rrejti ai i Shkodrës. Ai shkodrani që më tha e kam kushëri, më rrejti.
Qytetari – Gjyqtarin?
Qytetari – Shiko se unë kam bërë 5 milion lekë sipas llafit domethënë.
Sekseri – Ata më kanë kërkuar 6000 euro fiks me mbarua punë. Ose unë a të thashë, të sjell lekët dhe të merret tjetër kush me atë punë. Më kanë kërkuar 6000 euro. 2000 euro drejtuesi i seancës dhe nga 1000 euro gjyqtarët. Pesë gjyqtarë e gjykokan.
Avokati – Dihet se gjykohet me pesë.
Sekseri – 2000 euro kërkonte drejtuesi i seancës.
Avokati – Është Tiranë këtu.
Sekseri – Për Zotin. As nuk u bënte llaf, llafi i parë.
Qytetari – Po tani kush e ka çështjen?
Avokati – Xhezair Zaganjori, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë.
Sekseri – Xhezairi mo burrë, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë. Kam folë me të.
Avokati – I gjen njeri atij?
Qytetari – Ke folë me të sot.
Sekseri – Po si more me të, tani më ka kthyer përgjigjen.
Sekseri – Unë, nesër me pru lekët, brenda javës ai e nxjerr çunin
Qytetari – Iku ajo punë, unë sonte të dorëzoj 5 milonëshin se 2 milion e 700.000 t’i kam dhënë.
Sekseri – Po, po i kam unë ato.
Qytetari – Ashtu de! Me gjithë 2 milion e 700.000, 500.000 janë të tuat.
Avokati – A bën me më dëgju mua?
Qytetari – Po!
Avokati – Çfarë do me i lënë këtij, lërja në fund.
Qytetari – Një 500.000 lekë jam duke ja dhënë, i kam premtuar 700.000, mos harro.
Avokati – 500.000 ke për t’ia dhënë.
Sekseri – Me atë pazar që më kanë thënë, unë nuk dua edhe pesë lekë. Për mik, me makinën time do ia fus naftë dhe do shkojmë një natë tek shtëpia… I kam 2.700.000 lekë te shtëpia, janë 400 dollarë e lekë të tjera, të shkoj e t’i marr në çantë e t’i sjell këtu?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here