Home Aktualitet PE vendos: Shqiptarët pa viza. Fajon: Politika të jetë më e matur

PE vendos: Shqiptarët pa viza. Fajon: Politika të jetë më e matur

602
0

Parlamenti Europian miraton raportin për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët. 538 deputetë votuan pro raportit të Fajon, ndërsa 47 të tjerë kundër. Tashmë, propozimi për heqjen e vizave duhet të marr votën pro edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në nëntor. Në rast se propozimi votohet pozitivisht, atëherë vendimi për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. hartuesja e raportit për lëvizjen e lirë për qytetarët e vendeve të Europës Juglindore, europarlamentarja Tanja Fajon, në një konferencë të posacme shtypi pas votës së PE deklaroi se Shqipëria dhe Bosnja janë gati dhe në nëntor duhet të jepet vendimi përfundimtar për lëvizjen e lirë në Europë.

“Dëshiroj të porosis gjithë qytetarët shqiptarë ta dinë që udhëtimet kanë disa kufizime. Ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë leje qëndrimi, sepse ky është një kufizim nga BE-ja. Pra, unë shpresoj se gjithcka do të shkojë në rregull dhe u uroj mirëseardhjen. Dëshiroj të porosis klasën politike që të jetë më e matur. Nuk ndjehem mirë kur shoh se njerëzit shqetësohen nga politika, prandaj duhet të ketë një dialog shumë konstruktiv mes palëve politike. Heqja e vizave është një hap shumë i rëndësishëm, prandaj qytetarët dhe institucionet do të vazhdojnë rrugën e duhur për të mirën e vendit të tyre”, tha Tanja Fajon, eurodeputete sllovene.

Propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën u bë më 27 maj nga Komisioni Europian. Propozimi erdhi si rezultat i një pune intensive dy vjecare në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Europian, Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres në përmirësimin e sigurisë së pasaportave, forcimit të kontrollit të kufijve, dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zona Shengen përbëhet nga 28 vende europiane, vendet e unionit me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës dhe tre vende të tjera jo anëtare si Islanda,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here