Home Aktualitet Shperthimet me tritol, Karçini: “Nuk e njoh Sinanaj”

Shperthimet me tritol, Karçini: “Nuk e njoh Sinanaj”

715
0

karciniPër rreth 1 orë e 30 minuta, biznesmeni i kompanisë “Primagaz Albania” është marrë në pyetje nga një oficer i Policisë Gjyqësore, në ambientet e prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Karçini është shoqëruar në orët e paradites nga një grup efektivësh të policisë, nga burgu në ambientet e prokurorisë, ku ka dhënë sqarime lidhur me akuzën për pagesën prej 150 mijë euro për eleminimin e biznesmenit tjetër të gazit, Pirro Baren.

Gjatë intervistimit në prokurori, Karçini ka mohuar njohjen dhe takimet me vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj. Njëherësh Karçini në dëshminë e tij ka pretenduar se nuk kishte njohje dhe me Andon Mëhillajn, që sipas Sinanaj janë takuar të tre së bashku, ku kanë bashkëbiseduar lidhur me vrasjen e bosit të kompanisë së gazit “Romano Port”. Karçini ka mbajtur qëndrim mohues duke shtuar se ishte përfshirë qëllimisht në këtë histori djallëzore, për ta shkatëruar familjen dhe biznesin e tij.

Dëshmia në prokurori
Teksa Ilir Karçini jepte shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore, dy efektivë qëndronin tek dera për të garantuar sigurinë e moslargimit të biznesmenit, të akuzuar për akuzën e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e një vrasjeje”. Ilir Karçini në dëshminë e tij ka pohuar se është përfshirë qëllimisht në këtë histori vrasësish me pagesë. Ai e ka quajtur bashkëpuntorin e prokurorisë Julian Sinanaj, si person të çmendur, duke e implikuar biznesmenin në histori kriminale. Biznesmeni ka pohuar se nuk ka paguar asnjë cent tek Julian Sinanaj me qëllim vrasjen e kundërshtarit të tij në biznes Pirro Bare.

“Me Baren kemi pasur konflikte dhe inate të vjetra, ku gjithmonë shkak janë bërë pengesat që më nxirrte sa herë sillja në Porto Romano, anijet e ngarkuara me gaz. Veprimet e tij më sillnin shumë dëme financiare, por sërisht kam arritur ta mbaj në këmbë biznesin”, ka treguar Ilir Karçini. Ky i fundit ka shtuar se pavarësisht përplasjeve që ka pasur me Baren, në asnjë rast nuk ka marrë vendime për vrasjen e tij. Ndërsa përsa i përket Julian Sinanaj dhe Andon Mëhillaj, Karçini ka pohuar se nuk ka njohje me këta persona dhe se emrat e tyre i ka dëgjuar vetëm në media. Pas përfundimit të dëshmisë, Karçini është marrë nga efektivët e policisë, duke u transportuar në ambientet e burgut.

“Braktis” kompaninë
Biznesmeni Karçini ka vendosur të lërë nën kontrollin e gruas së tij, Rovena Karçini, kompaninë e gazit “Primagaz Albania”. Vendimi për t’u larguar nga drejtimi i kompanisë është marrë në 19 shkurt të këtij viti, ku aksioneri i vetëm i kësaj firme, ka vedosur të shkarkojë drejtorin e përgjithshëm të shoqërisë dhe të caktojë drejtoreshë Rovena Karçinin, në një afat 3 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here