Historike, e jashtëzakonshme, e pabesueshme, Shqipëria kualifikohet në kampionatin Europian të Francës. Kjo kombëtare meriton gjithçka, fjalët më të mëdha, sukses i merituar i kuqezinjve erdhi pas 4 fitoreve, 2 barazimeve dhe 2 humbjeve në grup, teksa fjalën e fundit e thanë në Armeni, të cilën e mundën sonte në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3 duke siguruar vendin e dytë dhe biletën për në Francë zyrtarisht.
Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një kompeteticion të madh në historinë e saj. Sigurimi i një vendin në Euro 2016, u arrit falë fitores 3-0 ndaj Armenisë.
Kuqezinjtë e mbyllin Gripin I në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë Danimarkën në vend të tretë që tashmë do të luajë play-off për të shkuar në Francë. Ndërsa në vend të parë është Portugalia me 21 pikë.
Shqipëria kaloi në avantazh që në minutë e nëntë të lojës me autogol të Kamo Hovhannisyan. Në minutën e 23’ Berat Xhimshiti dyfishoi rezultatin, kurse 14 minuta nga fundi i takimit, Armando Sadiku realizoi golin që vulosi rezultatin e ndeshjes.
Ora 22:10 Lojtarët e kombëtares festojnë si të çmendur
Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka festuar nga përfundimi i takimit me Armeninë, në fushë, dhomat e zhveshjes si edhe gjatë rrugës me autobus drejt aeroportit. Në një video të postuar në rrjetet sociale tregohen momentet e festimit në autobus ku lojtarët këndojnë “Xhamadani vija vija”.
Ora 21:25 Presidenti dekoron kombëtaren “Nderi i Kombit”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar ekipin kombëtar të futbollit të Shqipërisë me dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacionin: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.
Ora 21:20 De Biazi: U shpërblye puna e shumë viteve
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi në një lidhje telefonike për Report TV u shpreh se, është shumë i lumtur për djemtë dhe shqiptarët për arritjen e kualifikimit. “Kur hodh shorti nuk e mendova se mund të kualifikoheshim. Jo vetëm unë por as njëri nuk e mendoi kualifikimin, por kemi bërë një punë të mirë”, tha De Biazi.
Trajneri italian deklaroi se, m këtë arritje u shpërblye puna e shumë viteve. De Biazi nënvizoi se para takimit me Armeninë kombëtarja kishte pak tension.
Ora 21.15 Ilir Shulku: Nuk është rastësi që arritëm kualifikimin
Në një prononcim për Report Tv Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku u shpreh se kualifikimi i Shqipërisë për në EURO 2016 nuk ishte një rastësi dhe meritat për këtë janë të të gjithëve duke filluar që tek tranjeri lojtarët dhe drejtuesit e kombëtares.
Ora 21.10 Alban Bushi Bushi: Falenderoj gjithë Shqiptarët, janë pjesë e suksesit
Menaxheri i kombëtares Alban Bushi në një prononcim për Report TV ka falenderuar të gjithë shqiptarët për kualifikimin dhe është shprehur se në fillim të këtyre eleminatoreve nuk e mendonte që Shqipëria do kualifikohej.
Ora 21:00 Qytetarët dalin të festojnë
Qindra qytetarë kanë dalë në qendër të kryeqytetit për të festuar kualifikimin e arritur për në “Euro 2016”. Shiu nuk i ka penguar sportdashësit që të dalin me flamur në duar për të festuar realizimin e ëndrrës së shumë viteve. Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet në një Kampionat Evropian. Fitorja me Armeninë u siguroi kuqezinjve kualifikim drejtpërdrejtë në “Francë 2016”.
Fitorja me Armeninë
Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet në një kampionat Europian. Ndeshja në Armeni foli vetëm për Shqipërinë që shënoi tre gola për 3 pikët e arta, që e mundonin prej 3 ndeshjesh.
<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/aeNPbPJCf94″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>
Fillimisht ishte Kamo Hovhannisyan që shënoi një autogol 9’ në portën e tij pas presionit të Gashit, ndërsa përfitoi nga çorientimi i armenëve Gjimshiti që dyfishoi shifrat për kuqezinjtë në të 23’.
Për të vulosur gjithçka mendoi Sadiku në 76’ që finalizoi me saktësi aksionin e Roshit.
Fitorja në Armeni mbyll polemikat dhe zhgënjimin për humbjen me Serbinë pak ditë më parë, pasi Shqipëria do të pjesë e 24 ekipeve më të mira të Europës, që do të luftojnë për trofeun magjik.
Ndeshja minutë pas minute Armeni- Shqipëri 0-3
93’ Mbyllet gjithçka. Më në fund SHQIPËRIA NË FRANCË, HISTORKE
90’ Shqipëria mbron rezultatin duke mbajtur sa më larg vendasit, duke pritur minutat e fundit shtesë për të festuar.
82′ – Goditje e fortë nga jashtë zone nga armenët, por jashtë kuadratit të portës.
76’ Shqipëria shënon golin e tretë përballë Armenisë. Aksion i Roshit nga e djathta, kroson në zonë, por mbrojtja vendase gabon në largimin e topit, aty përfiton i sapofuturi në fushë Sadiku që dërgon topin në rrjetë.
57′ Minuta të mira për armenet, lojtaret tanë janë të kthyer prapa duke u mbyllur mjaft mirë sulmet e vendasve.
47’ Momente të mirë për Shqipërinë, provon për golin e tretë Gashi, por topi ndalet nga portieri.
46’ Pjesa e dytë nis me një rast të mirë për Shqipërinë, Roshi futet në zonë dhe kthen topin në qendër për Bashën, ky i fundit gjuan drejt portës, por topin devijohet nga mbrojtësit duke u larguar.
45’ Shpëton për mrekulli porta kuqezi, Mkhitaryn bën dy kombinime të shpejta me Pizzelli, ky i fundit gjuan, por topi përfundon ngjitur ne shtyllën e majtë të Berishës.
34’ Armenia zbret me shpejtësi me Mkhitaryn duke rrezikuar, por Hysaj dhe Gjimshiti mbyllin zonat duke larguar topin.
23’ Shqipëria shënon golin e dytë. Memushaj harkon një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili me thembër e dërgon në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.
18’ Cikalleshi godet ne hyrje të zonës, por topi ndalet nga portieri që ishte në pozicion.
17’ Shqipëria fiton një goditje dënimi në krahun e djathtë, e cila ekzekutohet nga Memushaj, por Gjimshiti nuk godet saktë në zonë duke e dërguar jashtë.
12’ Pas golit të shënuar kuqezinjtë kthehen në mbrojtje të rezultatit, ndërsa vendasit zhvendosen në sulm për të kërkuar golin e barazimit.
9’ Shqipëria kalon në avantazh me një autogol të shënuar nga Kamo Hovhannisyan. Godet Basha fillimisht, pret portieri, por nuk arrin ta kontrolloje topin, Kamo Hovhannisyan e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij.
7’ Mkhitaryn ekzekuton një goditje dënimi të saktë, por Berisha shmang golin duke grushtuar.
5’ Mkhitaryn tenton që të kalojë Alinjin nga e majta, por bllokohet, topi kthehet pas dhe e fitojnë sërish vendasit që futen rrezikshëm në zonë duke rrezikuar me Movisisyan, por arbitri jep një goditje dënimi.
3’ Lojë e fortë në mesfushë nga të dy ekipet, që mbrohen mirë duke vështirëuar depërtimet.
1’ Shqipëria kërkon golin që në minutën e parë pas nisjes së topit, Gjimshiti nga e djathta tenton të depërtojë, por mbrojtja vendase është e rreshtuar me kujdes duke mbyllur gjithçka.
Vërshëllehet nga tifozët e Armenisë himni i Shqipërisë.