Home Rajoni Protesta kunder Gruevskit, mijera maqedonas e shqiptare i bashkohen protestes

Protesta kunder Gruevskit, mijera maqedonas e shqiptare i bashkohen protestes

879
0

proteste-maqedoniMijëra qytetarë protestuan në Shkup të Maqedonisë në një prej protestave më masive, ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski. Skandali i përgjimeve dhe ngjarja e Kumanovës kanë “derdhur” në rrugë maqedonas e shqiptarë të bashkuar. Kjo ishte hera e parë që në një protestë kaq të madhe merrnin pjesë qytetarë të shumë përkatësive etnike.

Shumë shqiptarë me flamuj kombëtarë i janë bashkuar protestës ndonëse, asnjë nga partitë politike shqiptare nuk u ka bërë thirrje atyre që të dalin në protestë.

Ish-kryeministri bullgar Sergej Stanishev si dhe dy eurodeputetë Knut Flekenshtajn e Richard Hoëitt ishin në reshtin e parë të protestuesve.

Lideri i opozitës Zoran Zaev tha se ka ardhur koha që kryeministri, Nikolla Gruevski, përfundimisht të ikë nga pushteti. Ai akuzoi qeverinë për veprimtari kriminale, falsifikim të zgjedhjeve, dhunë ndaj institucioneve dhe ndaj qytetarëve përmes shantazheve të ndryshme. Zaev tha se zgjidhja e vetme për krizën politike është formimi i qeverisë kalimtare dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Gruevski i ka orët e numëruara dhe çdo moment duhet të braktisë ndërtesën e Qeverisë. E vërteta për Maqedoninë ka dalë në sipërfaqe dhe kjo dëshmohet edhe me rrugët e Shkupit të mbushura me njerëz. Ne kemi vendosur të kthejmë demokracinë. Ky muaj do të hyjë në histori për kthesën e re të Maqedonisë. Do të vendosin sundimin e ligjit. Këtë po e bëjmë me të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare”, u shpreh Zaev.

Në shumë prej pankartave shkruhej “Lamtumirë Nikolla”, dhe mbishkrime të tjera që dënonin rastet e dyshuara si të sajuara dhe aktet e dhunës. Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar forca të shumta policie, ndërsa zhvillimet e fundit, si ky sotmi, kanë zgjuar interesim të madh tek mediat ndërkombëtare.

Protesta e sotme pason pas dorëheqjes së disa ministrave nga kabineti qeveritar dhe incidentit të armatosur në qytetin e Kumanovës. Kryeministri Nikolla Gruevski nuk i është përgjigjur kërkesës së parashtruar për dorëheqje nga opozita. Ai thotë se nuk do të largohet sepse ka legjitimitetin e popullit.

Ora 17:40 Zaev me flamurin shqiptar
proteste-maqedoni1
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka mbajtur në duar flamurin kuqezi gjatë protestës së zhvilluar këtë të dielë para godinës së qeverisë Gruevski. Fotoja është publikuar nga një shqiptar që iu bashkua kësaj proteste.

Ora 17:00 Zaev: 1 minute heshtje per Kumanoven. Te largojme Gruevskin, do bejme shtet multietnik
“Kjo është një protestë kundër qeverisë, duhet ta rrëzojmë qeverinë. Në protestë shihet numri i madh i atyrë që i janë bashkuar protestës. Rrugët i ke plot me qytetarë kundër teje. Do të ngujohemi këtu, deri sa Gruevski të dorëzohet. Gruevski i ka vjedhur zgjedhjet, i konsideron institucionet sikur të ishin pronë e tij”, transmeton Klan Kosova. Ai është frikacak. Ai duhet të largohet. Duhet të organizohen zgjedhjet e reja. Të kthehen në normalitet të gjithë mekanizmat shtetërorë të Maqedonisë. Kërkoj nga bashkësia ndëkombëtare të ndërhyjë dhe të na ndihmojë konkretisht. Ju garantoj se Maqedonia do të jetë shtet i barabartë për të gjithë, ku do të bashkëjetojnë pjesëtarët e të gjitha etnive. Një shtet, një popull. Ka përfunduar koha e patriotëve të mëdhenj. Do ta depolitizoj Universitetin e Shkupit dhe Radiotelevizionin Publik të Maqedonisë. Parlamenti do të jetë mbikëqyrësi kryesor i Qeverisë. Paratë që janë vjedhur do t’i kthehen shtetit dhe popullit. Të gjithë së bashku do ta ndërtojmë shtetin tonë, Maqedoninë. Një porosi pë Gruevskin: Mos e gënje popullin se dikush po kërkon të vjen në pushtet pa zgjedhje. Këtu kemi ardhur me vullnet dhe të lirë. Mos e mundo veten, mos i mundo qytetarët e Maqedonisë.” tha Zaev.

Ora 16: 18 Dimitrov: Nuk ka parti mbi institucionet
Ish – ambasadori, Nikolla Dimitrov ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqjen e kryeministri Gruevski dhe ministrave të tij.

Duhet që të jemi besnik ndaj idesë dhe të kemi një qëllim. Për këtë arsye është me rëndësi, ai që do të vijë, mundet edhe ajo, të jetë nën presion, pasi që nuk ka parti mbi institucionet, mbi gjykatat, në biznes, në jetë, mos i vendosni atje ku nuk e kanë vendin. Faleminderit Nikolla që na bashkove për ta mbrojtur Kushtetutën prej teje”, tha Dimitrov

Ora 16: 10 Sinani: Janë mbledhur rreth 100 mijë protestues
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 Report, teksa në Shkup vijonin protestat, analisti, Asim Sinani është shprehur se në këtë protestë janë mbledhur rreth 100 mijë protestues.

“Gruevski mund të mos dorhiqet, por pjesëmarrja e të gjithë faktorit ndërkombëtarë, mund të nxisë një ngjarje si ajo e kumanovës. Qytetarët e kërkojë dorheqen e tij sepse ai nuk mund të sjellë asgjë për vendin. Njerëzit në parrullat e tyre shkruajnë shporru gruevski.  Zaev duhet të jetë i kujdesshëm me shqiptarët dhe të mos sillet me ta si Gruevski. Shqiptarët kanë edhe një arsye më shumë për të protestuar për gruevskin sepse ai u dogji atyre shtëpitë”, tha Sinani.

Ndërsa pyetjes nëse do ketë dorheqe të Guevskit Sinani ju përgjigj se të gjithë janë duke pritur këtë gjë dhe nëse Gruevski nuk do të japë dorëheqen do të përballet me protestuesit të cilët nuk do ndalen.

Ne këtë presim. Por nëse ai nuk jep dorheqen ai do përballet me protestuesit të cilët nuk do ndalen deri në dorheqen e tij”, tha ai

Ora: 16:05 Najçevska: Duam të jetojmë të lirë, këtë nuk na e mohon askush
Profesoresha Mirjana Najçevska para qindra protestuesve ka  theksuar se liria është e nevojshme për ta jetuar, dhe këtë gjë nuk mund ta mohojë askush.

Babai im në moshën 17 vjeçare ka qenë partizan dhe tash është kështu midis nesh. Ka luftuar për lirinë, për ta thënë atë që e mendon, që lirshëm të mund të shpreh diçka që si pëlqen.  Mjaft heshtëm, ne dimë që të luftojmë për lirinë dhe ta vlerësojmë, ne dimë që lirshëm të jetojmë dhe askush të mos mund të na marr. Liria është kështu dhe ajo na takon”,- tha ndër të tjera profesoresha Najçevska

Ora 15:54 Janevski: Nikolla Todorov ikë
Gazetari Ognen Janevski  ka qenë i pari i cili nga podiumi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Është e dhimbshme që ta përsërisë porosinë që ma tha Tamara e vogël: Të falënderoj që e zgjove humanitetin. Është e dhimbshme që Tamara nuk është më. Por, ka përgjegjës për vrasjen e saj, ai është Nikolla Todorov, prandaj :Dorëhequ, Nikolla Todorov”, tha Janevski

Ora 15:38 Poposki: Protestojmë për të gjitha padrejtësitë në Maqedoni
Regjisori Aleksandar Poposki fjalimin e tij e nisi me replikën “Ka diçka të sëmurë në shtet dhe për këtë arsye duhet që të shërohet”, transmeton zhurnal

“Unë sot qëndroj në anën e njerëzve të cilët po qëndrojnë në anën e Maqedonisë më të mirë. Kur u paraqit brigada e parë protestova, kur e mbytën Martin Neshkovskin protestova, kur i prenë drutë protestova, kur e mbyllën Kezharovskin protestova, kur i nxorët me dhunë gazetarët nga Parlamenti protestova, kur i nxorët me dhunë deputetët nga Parlamenti protestova. Kur e ndërpret autonominë e universiteteve protestova. Kur donit që Qendrën Tregtare ta shndërroni në barok, protestova. Kur u vranë policët protestova. Kur shkollarët e mesëm protestuan, protestova. Kur donit që t`i mbyllnit studentët protestova. Protestoj për të gjitha padrejtësitë në Maqedoni”, tha Poposki

Ora 15:09 Thirrjet e studentes shqiptare nga podiumi:Nuk na ndani dot, ne jemi bashkë
“Ju të qeverisë doni të na manipuloni…ne nuk jemi për të shitur”. Kanë qenë kjo një nga thirrjet e një prej studenteve shqiptare nga Maqedonia, e bërë nga podiumi i ngritur në Shkup ku po mbahet protesta e organizuar nga opozita maqedonase për largimin e qeverisë së Gruevskit.

Ajo ka akuzuar qeverinë maqedonase se ka ndërtuar ardhmërinë e vendit pa përfshirjen e të rinjve.

Ju politikanë e krijuat ardhëmrinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.
Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë. Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare. Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se cfarë është demokracia
”, tha ajo. –

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here