Cfarë do të bënit ju nëse do të gjenit një thesar? Po nëse do të gjenit thesarin e Pablo Escobar prej plot 600 mln euro? Mos u lodhni ta mendoni se me fat është një fermer nga Kolumbia i cili e ka gjetur thesarin e “El Padron”
Jose Mariena Cartolos, zbuloi paratë pasi mori një tokë nga qeveria, për të zhvilluar një plantacion me palma në ishtokën e Escobar, raportojnë mediat kolumbiane.
Fermeri po punonte dhe rastësisht zbuloi një enë të mbushur përplot me para, vlera e të cilave, pas numërimit, arriti deri në 600 milionë dollarë. Sipas mediave ai ka lajmëruar autoritete dhe ato i konfiskuan paratë, të cilat do të përdoren nga qeveria kolumbiane për financim të programeve sociale dhe ekonomike.