Home Sociale Qerim Haxhiu, aktivisti i shquar për çështjen kombëtare shqiptare.

Qerim Haxhiu, aktivisti i shquar për çështjen kombëtare shqiptare.

646
0

qerim-haxhiuAi për veten flet më pak,kurse për të tjerët ia ka ënda të tregojë gjëra fisnike.Nuk i dallon sipas përkatësisë fetare.Shqipen e kultivoi duke e mësuar përmëndësh Fishtën.Rrjedhën e identitetit etnik e gjuhësor e kanalizoi edhe në kopshtin edukues të fëmijëve të vet.

Qerim Haxhiu lindi në Lushnjë,më 1920. Djali i Bajram Haxhiu-t,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës dhe i vëllai i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.Pas kryerjes së Medresesë së Mesme në Tiranë, ku diplomoi më 1.7.1938, i vazhdoi studimet në universitetin “Al-Az-har” në Kajro. Në Kajro, ai erdhi më 1939. Udhëtimin Lushnjë-Selanik-Aleksandri nuk do ta harronte kurrë, ngase ishte një udhëtim i gjatë, që, njëkohësisht, për djaloshin nga Lushnja ishte një udhëtim me biletë njëkahëshe, që nuk do ta kthente në vendlindje pesë dekada e gjysmë. Gjatë gjithë kohës, shqiptarët e Egjiptit ishin shembull për diasporën shqiptare. Ata kanë pasur shoqata, revista, bashkësi. Pa dyshim, njëri nga aktivistët e shquar të këtyre institucioneve ishte Qerim Haxhiu.

Shqiptarët e organizatës “Vatra” në Amerikë patën kërkuar nga diaspora shqiptare e Egjiptit një material për shqiptarët e Misirit, të cilin nuk do t’ua dërgonte kush, pos Qerim Haxhiut. Qysh nga nisja për në Egjipt, ai nuk u nda kurrë nga shqiptarët, sepse siç thoshte: “Unë kudo që të shkoj, kërkoj shqiptarë, sepse pa ta dita nuk më shkon”. Ai pati kontakte të vazhdueshme me studentët shqiptarë në Egjipt, djemtë shqiptarë nga të gjitha viset etnike.Çdo muaj e vizitonte qendrën tonë, ndërsa herën e fundit, kur ishte për vizitë, disa ditë para se të ndërronte jetë, duke e shikuar ditarin e TV Kosovës, në praninë e disa studentëve shqiptarë, filloi kënga popullore “Kthehuni”. Kur e dëgjoi z. Qerimi, nuk i ndali dot lotët! Në ato çaste, nën ndikimin e emocioneve të papërshkrueshme, filluam të planifikonim një vizitë në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë pushimeve verore.

qerim-haxhiu1

 

Mirëpo, ndonëse kjo dëshirë nuk iu realizua, që fizikisht me trup e sy ta shuante mallin për atdheun, ajo iu realizua me zemër, sepse, edhe pse me trup ishte në Kajro, me shpirt e me zemër ishte gjithmonë në Shqipëri e në Kosovë.Gjatë qëndrimit disadekadash në Kajro,Qerim Haxhiu kishte pasur rastin të takohet me personalitete të rëndësishëm shqiptarë që për arsye të ndryshme kishin kaluar nëpër Kajro apo Aleksandri. Ndër ta janë Ernest Koliqi, Lekë Zogu etj. Qerim Haxhiu ka edhe dy fëmijë: Ilirin, farmacist, që punon në fabrikën e ilaçeve në Rosh të Turqisë dhe Dhuratën,doktore e shkencave të kimisë,aktualisht profesoreshë në Universitetin Bogaziçi të Turqisë. Për Qerim Haxhiu-n është shkruar edhe një shkrim në librin “Shqiptarët e Egjiptit” dhe një shkrim nga Ministria e Diasporës Kosovë në librin “Roli i Mërgatës në Shtetformim” botuar me rastin e 100-vjetorit të Shtetit Shqiptar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare,Prizren 10-13 qershor 2012. Edhe pse ai ndërroi jetë, gjurmët e tij ende janë të gjalla, ngase la një bibliotekë të pasur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here