Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjëve ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në supërstradën Lezhë-Shkodër. Dy të rinjtë, të cilët udhëtonin me një triçikël janë përplasur me një automjet me targa të Shkodrës, në afërsi të fshatit Balldre.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se viktimat janë Ervis Agushi 27 vjeç, si dhe Fabio Sinani 14 vjeç, i cili ndërroi jetë pak orë pas aksidentit, të dy nga Lezha. Të rinjtë, të cilët udhëtonin me një tricikël po dilnin nga një rrugë dytësore në superstradën Lezhë-Shkodër, ku dhe po grumbullonin skrap në fshat për ta shitur.
Ata janë përplasur nga një automjet me targa 18 36 D, ndërkohë që policia rrugore e qarkut Lezhë ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dhe ka berë shoqërimin për në komisariat të drejtuesit të mjetit.
Sipas policisë bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga ana e triçikles, në të cilën udhëtonin 2 të rinjtë, por edhe shpejtesia e madhe me të cilën lëvizte automjeti.