Home Kulture Kadiu me Topin: Mbështetje talenteve shqiptarë

Kadiu me Topin: Mbështetje talenteve shqiptarë

561
0

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu tha se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të nderuar gjithmonë emrin e kombit shqiptar dhe në veçanti për të nxjerrë edhe më në pah vlerat dhe talentin e artistëve shqiptarë.

Kadiu u prit nga Presidenti i republikës, Bamir Topi me të cilin zhvilloi një takim miqësor, ku përfitoi dhe nga rasti për t’i uruar “Një Vit të Ri 2012 sa më të gëzuar e të mbarë”.

Gjatës bisedës, Topi çmoi veprimtarinë e shquar artistike të balerinit shqiptar, i cili është shpallur edhe “Ambasador i Kombit” në vitin 2008 nga vetë Presidenti Topi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here