Home Aktualitet Qellohet me arme efektivi i policise rrugore

Qellohet me arme efektivi i policise rrugore

648
0

Një polic i qarkullimit rrugor është plagosur me armë nga persona ende të panjohur sot pasdite tek zona e 21 Dhjetorit në Tiranë. Skena zhvillohet para syve te djalit te tij, vetem 12 vjec.

Nga të dhënat paraprake nga burime në vendgjarje mësohet se efektivi i policisë rrugore, Naim Hyska, 46 vjec është qëlluar me armë zjarri në kokë teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij personal. Efektivi është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia nuk ka ende të dhëna për autorin ose autorët e ngjarjes. Burime nga Spitali Ushtarak konfirmojnë për TvNews24 se efektivi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Plagosja e policit ndodhi në zonën e 21 Dhjetorit, shumë pranë dhe zonës ku banon efektivi.

Deshmite
Policia ka arritur të sigurojë dëshmitë e para rreth ngjarjes me efektivin rrugor.

Dëshmitarë okularë kanë arritur të shohin personin që qëlloi drejt policit rrugor. Sipas tyre, personi nuk mbante maske, ishte i veshur normal, por ka përfituar nga rruga dytësore pa ndricim dhe ka qëlluar në automjetin personal të efektivit.

TVNews24 mëson nga burime të brendshme policore se vrasësi ka përfituar kur automjeti është futur në një rrugë dytësore dhe ka qëlluar në drejtim të vendit të drejtuesit të automjetit. Plumbi e ka qëlluar në kokë 46-vjecarin dhe është larguar menjëherë. Skena është zhvilluar para syve të djalit 12 vjecar të efektiviti të policisë, qe fatmiresisht nuk eshte prekur nga plumbat e autorit. Mesohet se femija eshte derguar me urgjence drejt nje psikologu, per shkak te tronditjes se madhe qe pesoi teksa pa sesi e qelluan per te vrare te atin.

Pistat
Policia nisi hetimet fillimisht në pistën, ngjarje e ndodhur për shkak të detyrës. Por mësohet se Hyska, sot nuk ndodhej në punë, ishte pushim dhe po qarkullonte me automjet me djalin e tij të vogël, vetëm 12 vjec. Gjithsesi, nuk përjashtohet që Hyska të ketë patur ndonjë përplasje të mëparshme kur ka qënë duke ushtruar detyrën, ndërsa hetime janë përqëndruar dhe nëse familja ka patur ndonjë hasmëri të mundshme. Forcat policore kane marre ne mbrojtje familjen Hyska, bashkeshorten e Naimit dhe 3 femijet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here