Duke nisur nga sot deri brenda 48 orëve, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të zyrtarizojë fituesin për Bashkinë e Tiranës.
Ky është afati ligjor i cili përcakton se KQZ-ja, pas miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve për bashkinë e Tiranës.
Afati nis që nga momenti i mbërritjes së të gjitha tabelave përmbledhëse nga çdo KZAZ dhe komisioni ka 48 orë kohë që të nxjerrë fituesin për kryebashkiak.
Ky afat ka filluar të konsumohet ditën e sotme, pasi vetëm në ditë më parë kanë mbërritur në KQZ të gjitha tabelat përmbledhëse të 11 KZAZ-ve në Tiranë.
Të fundit kanë qënë ato të njësisë 8 dhe 5, ndërsa mbledhja e KQZ ka pasur debate dhe akuza të hedhura nga opozita për zvarritjen e procesit që do të shpallë edhe fituesin për bashkinë e Tiranës.