Është përsëritur ajo finale e zhvilluar 1 vit më parë në Ligën e Kampioneve, kur Bajerni i Mynihut dhe Celsi shkonin në gjuajtjet e penalltive për të zgjidhur ndeshjen. Vetëm me një ndryshim, nëse vjet ishte Celsi që shënonte në fundin e takimit, kësaj radhe ishte Bajerni që ka shënuar në sekondën e fundit të shtesës prej 30 minutash, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1. Në fillim të shtesës shënuan blutë e Londrës me anë të Hazard, ndërsa në ekstrem barazoi Martinez për bavarezët.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Fillimisht shënoi Torres në pjesën e parë, ndërsa barazoi në pjesën e dytë Riberi për Bajernin.
Janë dashur 11-metërshat, ku Bajerni shënoi saktësisht të pesta penalltitë, me Alaba, Lahm, Riberi, Kros dhe Shaqiri. Ndërsa për Celsin humbi penalltinë e fundit Lukaku.
Ishte Superkupa e parë europiane për Bajernin e Mynihut, pasi e kishte diskutuar këtë trofe edhe katër herë të tjera. Ndërkohë, ishte edhe hera e parë për nëj skuadër gjermane, kur më parë nuk e kishte fituar as Hamburg, Verder Bremen apo Borusia Dortmund. Bajerni fitoi trofeun e katërt këtë sezon, pasi ka fituar edhe kampionatin gjerman, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve. Por ka humbur Superkupënn e Gjermanisë. Në dhjetor Bajerni do të diskutojë trofeun e fundit për këtë vit, Kupën Interkontinentale për klube. Guardiola fiton trofeun e parë me Bajernin, duke mundur kështu Mourinjon dhe duket se hija e spanjollit do ta ndjekë gjatë trajnerin portugez.