Eva Braun ka qenë e dashura e Adolf Hitlerit për më shumë se 12 vjet dhe gruaja e tij për rreth 40 orë, përpara se ata të kryenin vetëvrasje në fund të Luftës II Botërore, sipas versionit zyrtar. Por, me gjithë këtë kohë së bashku, ajo mund të ketë mbajtur një sekret familjar thelbësor nga Fyhrer. Do të ishte ironike për njeriun që ka eliminuar miliona hebrenj në luftë, të binte në dashuri me një grua që rrjedh nga një familje hebrenjsh.
Analizat e ADN-së nga flokët e gjetura në një krehër personal të Eva Braun tregojnë një lidhje me hebrenjtë nga ana e nënës së saj. Hitleri e ka mbajtur Braun të fshehur në rezidencën e tij alpine, Berghof. Braun ishte 23 vjet më e vogël nga ai dhe ishte adoleshente kur e ka takuar për herë të parë. Shkencëtarët kanë testuar flokët në krehrin e gjetur në strehën e tij malore.
Ata kanë gjetur një sekuencë të veçantë në ADN, N1b1, i cili ka lidhje të fortë me hebrenjtë Ashkenazi, që janë rreth 80 për qind e popullsisë hebraike në të gjithë botën. Shumë Ashkenazi që kanë jetuar në Gjermani, u konvertuan në katolikë në shekullin e 19-të. Testimi i ADN-së u realizua për programin e “Channel 4”, “ADN e të vdekurve të famshëm” që do transmetohet të mërkurën.