Home Aktualitet Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi, prej 4 ditesh i shtruar ne spital

Kompozitori i njohur, Shpëtim Saraçi, prej 4 ditesh i shtruar ne spital

702
0

shpetim-saraciJemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të buzëqeshur, ndërsa notat që luan në piano të bëjnë të mendosh se ai nuk mund të përfytyrohet pa muzikën. Fatkeqësisht, këto ditë ai është i heshtur, ndërsa në këto raste kupton se sëmundja ndonjëherë nuk i “fal” edhe këta njerëz. Ti mendon se ata janë imunizuar nga kjo dhe se gjithmonë janë të destinuar të kënaqin publikun. Por jo! Pamja e dhomës nr.3 në Shërbimin e Neurokirurgjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të bën ta kuptosh mirë këtë. Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi rri shtrirë në shtrat, ndërsa rreth tij qëndrojnë familjarët. Është bashkëshortja e tij, Mira Konçi dhe motra e kompozitorit të mirënjohur. Ai vetë duket mirë, ndonëse është në gjumë. Ndërkohë që bashkëshortja na konfirmon se tashmë gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet. “Tani është më mirë. Është stabilizuar dhe është përmirësuar”, – shprehet bashkëshortja, njëkohësisht këngëtare e njohur e muzikës së lehtë shqiptare.
Në fakt, këmbëngul të mos shkruajmë asgjë, por interesi i publikut në këto raste është më i fuqishëm. Të gjithë pyesin për shëndetin e kompozitorit, ndërsa me shpresë presin një përgjigje pozitive.

Mjekët
Në ambientet e urgjencës në QSUT, pothuajse të gjithë e njohin rastin e kompozitorit të njohur. Katër ditë më parë ai u dërgua pranë këtij shërbimi, ndërkohë që mjekët e skanerit shprehen se ai është prekur nga një ishemi në tru. “Shpëtim Saraçi erdhi dhe bëri një skaner para nja dy ditësh. Ka goditje ishemike në trurin e vogël. Sot nuk di të them për gjendjen e tij shëndetësore sepse nuk është i shtruar tek ne”, – shprehet një prej mjekëve të urgjencës.

Interesi
Dhjetëra vizitorë janë interesuar për shëndetin e kompozitorit të madh. Këtë ta konfirmon një prej punonjësve të policisë private që ruan katin e dytë të urgjencës. “Nuk e merr dot me mend se sa njerëz më kanë pyetur sot për Shpëtimin. Mund të them që kanë qenë mbi 100. Madje edhe vetë ministri erdhi sot dhe pyeste se në cilin pavion ishte shtruar. Jam çuditur me këtë interes se s’më ka bërë vaki të pyesin kaq shumë për një njeri. Këtu kanë ardhur edhe persona të tjerë që ne i quajmë VIP-a, po për këtë rast ka pas shumë interes”, – shpreh punonjësi i policisë private. Kompozitori i njohur ka katër ditë që ndodhet në ambientet spitalore të QSUT-së, ndërkohë që ai mbahet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here