Home Aktualitet Fier, aksident me makine, 2 te vdekur

Fier, aksident me makine, 2 te vdekur

559
0

Një çift të moshuarish kanë gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh ku automjeti me të cilin udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Ninaj e cila vinte nga Greqia ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen çifti i të moshuarve Ramadan dhe Anise Ninaj ndërsa është plagosur djali i tyre 38-vjeçar Vladimir Ninaj.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentin por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here