Home Politike Videoja, gjykata rrëzon kërkesën e Metës

Videoja, gjykata rrëzon kërkesën e Metës

502
0

Kolegji Penal, pas më shumë se katër orësh ka dalë me një vendim të ndërmjetëm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, për video-përgjimin e bërë nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Kolegji me relator Ardian Dvorani vendosi që Meta do t’i nënshtrohet gjykimit normal, pra që mos të mbyllet çështja me procedurë.

Gjatë këkesave paraprake ka pasur dy kërkesa të ndara, njëra për papërdorshmërinë e videos të regjistruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, këkesë e cila u rrëzuar nga Kolegji Penal.

Ndërkohë, kërkesa tjetër bërë nga dy avokatët e Metës, që kishte të bënte më pavlefshmërinë e akteve të ekspertimit.

Pasi është bërë një akt ekpertimi nga një ekspert amerikanë lidhur me autenticitetin e videos, nëse videoja e regjistruar ishte autentike apo ishte e manipuluar. Si dhe një ekspertizë nga një ekpert anglez, që kishte të bëntë me faktin nëse biseda në video ishte apo jo e saktë. Të dyja këto akte-ekpertizë nuk do të përdoren si provë.

Kolegji Penal në vendimin e ndërmjetëm të tij thekoi faktin se asnjëri prej këtyre akteve të ekpertimit, nuk është kryer në formën e kërkuar nga ligji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here