Home Sport Shqiperi – France, 6-0, skandal me flamurin

Shqiperi – France, 6-0, skandal me flamurin

150
0

france-shqiperi

Kombëtarja shqiptare për femra pësoi një humbje turpëruese përballë Francës me rezultatin e thellë 0-6. Sfida e zhvilluar në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ më shumë se për lojën tërhoqi vëmendje pas paralajmërimeve nga shërbimet sekrete për sulme të mundshme pas ngjarjeve të Parisit.

Frika nga terrorizmi bëri që autoritetet shqiptare të merrnin masa të rrepta sigurie duke vendosur në gatishmëri një numër të madh efektivësh duke shënuar edhe një rekord, pasi numri i policëve në stadium dhe jashtë tij e kalonte atë të tifozëve.

Në stadium ishte i pranishëm edhe ambasadori francez, Fitoussi. Ndeshja filloi me një minutë heshtje për viktimat në Francë, ndërsa për sa i përket kronikës së ndeshjes golat për miqtë u shënuan nga 3 dopieta nga Houara, Bihan dhe nga Sommer. Kjo ishte humbja e tretë për Shqipërinë në grup, ndërsa Franca kryeson.

Gabimi me flamurin
Masat e rrepkta të sigurisë mesa duket bënë që organizatorët të ngatërronin flamurin francez me atë holandez. Por, zgjidhja është gjetur me shpejtësi, duke e kthyer flamurin e Holandës që ka të njëjtat ngjyra me atë francez, vertikalisht.

ORA 22:38 Shkon pa incident ndeshja
Ndeshja Shqipëri-Francë për ferma ka shkuar pa incidente. Autoritetet morën masa të rrepta sigurie nisur nga dyshime se mund të kishte sulme terroriste. Ndërkohë, rezultati i ndeshjes ishte 6-0 për ekipin francez.

ORA 21:30 Masa të rrepta sigurie
Në orën 21:00 në stadiumin “Qemal Stafa” ka nisur ndeshja Shqipëri-Francë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të futbollit. Ndërsa interesi për këtë takim në aspektin futbollistik është shumë i ulët, ka tërhequr vëmendje pasi autoritet kanë marrë masa të rrepta sigurie për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm.

Pak minuta para nisjes së takimit, forcat e policisë kanë kryer kontroll të tribunës VIP, ku do të qëndrojnë përfaqësuesit e ambasadës franceze. Rreth ambienteve të jashtme të stadiumit është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe bëhet kontroll i njerëzve që kalojnë rreth e rrotull. Këto masa do të vazhdojnë deri në orën 00:00 kur kombëtarja do të akomodohet në hotel.

Shqipëri-Francë në frikën e sulmeve

Tekniku francez, Filip Bergero pas mbërritjes në Tiranë gjatë konferencës së përbashkët me Altin Rrakllin u shpreh se “Jemi të shqetësuar pas sulmeve në Paris, por në Shqipëri ndihemi të sigurt, pasi masat janë maksimale, tani shpresoj të fitojmë”.

Shqipëria synon fitoren e parë sonte përballë Francës pas dy humbjeve që ka pësuar në grupet deri tani, teksa për të motivuar vajzat shqiptare FSHF ka vendosur që hyrja të jetë falas, pa bileta.

Masat e policisë

kontroll-policia

Përballja pritet të luhet nën masa të larta sigurie, ndërsa zona pranë stadiumit duket se do të jetë tërësisht e blinduar nga forcat e policisë. Edhe pse ajo në dukje nuk ka të njëjtin interes me ndeshjet e luajtuara nga kombëtarja e djemve të De Biazit, masat e sigurisë pritet të jenë të ngjashme dhe madje edhe më të forta.

Policia do të kryejë kontrolle të vazhdueshme në rrugët që të çojnë në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”, qoftë të njerëzve apo automjeteve. Ndërkaq është parashikuar që në disa prej rrugëve të ndalohet qarkullimi dhe të mos lejohet edhe parkimi i automjeteve.

Masa të tilla pritet të merren për të shmangur sulme të mundshme ndaj skuadrës franceze, e cila vazhdon të jetë e rrezikuar pak kohë pas sulmeve të rënda të 13 nëntorit të këtij viti në Paris, në të cilat mbetën të vdekur së paku 129 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Për këtë shkak, Policia e Tiranës, ka parashikuar masa të rrepta sigurie, për shoqërimin e kombëtares franceze të femrave në rrugët e Tiranës, apo edhe gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e Hotelit. Efektivë të armatosur pritet të shoqërojnë vazhdimisht kombëtaren e femrave, ndërsa patrullimet nga efektivë me uniformë dhe me armë, do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës.

Oraret dhe rrugët që bllokohen për ndeshjen
Nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të datës 27.11.2015 do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të cojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.
“Dervish Hima”,
“Asim Zeneli”,
“Themistokli Germenji”,
Rruga “Papa Gjon Pali”- deri tek Televizioni
Sheshi “Nënë Tereza”.

Ja njoftimi i plote i policisë
Në kuadër të mbarvajtjes së ndeshjes sportive ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri – Francë, (për femra) e cila do të xhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në datë 27.11.2015 ora 21.00, në kuadër të eleminatoreve të Kampionatit Europian të Futbollit , Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave, për sigurimin e rendit dhe qetësis para, gjatë dhe mbasë ndeshjes. Për mbarvajtjen e këtij takimi nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të datës 27.11.2015 do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të cojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve si dhe do të mbyllen ambjetet tregetare përreth tij. Do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, Rruga “Papa Gjon Pali” deri te kryqëzimi televizionit dhe Sheshi “Nënë Tereza”. Nga shërbimet e Policisë do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme ndaj shtetasve të ndryshëm, përdorues të rrugeve të mësipërme. Policia e Kryeqytetit kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here