Home Aktualitet Aksioni i prishjeve ne QSUT nuk ka prekur disa lokale dhe lavazhe

Aksioni i prishjeve ne QSUT nuk ka prekur disa lokale dhe lavazhe

571
0

spitali-nene-terezaDy javë më parë brenda territorit të QSUT-së ushtronin aktivitetin e tyre privat 29 lokale dhe 11 kioska që shisnin që nga fruta perimet e deri tek pizhamet për të smëurët. Ministria e Shëndetësisë nisi një aksion masiv për largimin e çdo subjekti privat nga spitali.

Qendra Universitare Spitalore vazhdon të jetë ende një oaz biznesi për disa prej lokaleve. Pas aksionit për prishjen e të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet privat brenda rrethimit të këtij spitali, duket se për një pjesë të vogël, vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë. Kështu, pas denoncimit të pak ditëve më parë të “Shqiptarja.com” për dy lokale që janë në hyrje të tij, nga një vëzhgim konstatuan se ata nuk janë të vetmit.

Një tjetër lokal, që ndodhet tek njëra prej rrugëve hyrëse të qendrës spitalore, vazhdon të funksionojë normalisht. Bëhet fjalë për lokalin që ndodhet përballë me fakultetin e mjekësisë, i cili ka dy hyrje, njërin nga rruga kryesore dhe tjetrin nga territori i QSUT-së. Edhe ky lokal nuk është futur në hartën e subjekteve private që janë mbyllur dhe vazhdon të mbledhë thuajse të gjithë klientelën që më parë shpërndahej mes 29 lokaleve private që zhvillonin aktivitetin brenda spitalit “Nënë Tereza”.

Por lokalet nuk janë të vetmit që i kanë shpëtuar këtij aksioni.
Rrugës që kalon sipër ORL-së, dhe të nxjerr tek dalja e pediatrisë dhe që ndan territorin që i takon QSUT-së, me sipërfaqen private të banorëve të zonës, ndodhen edhe një lavazh si dhe një farmaci. Që të dy këto objekte vazhdojnë të funksionojnë normalisht dhe pa u shqetësuar. Ndoshta edhe për shkak se vija e ndarjes mes ambientit spitalor dhe atij privat është kaq e padukshme, saqë duhet më parë të sqarohet nëse këto objekte janë me leje apo jo.

Por edhe nëse ata rezultojnë me leje, sërish ata kanë si të vetmen mundësi për t’u futur dhe për të dalë nga këto biznese të tyre vetëm rrugën që i takon spitalit, ndaj ndoshta është mirë që edhe në këtë pjesë, spitali të ndërtojë gardhin e tij rrethues që e ndan nga sipërfaqet private dhe aktivitete e shumta private që gëlojnë rreth e rrotull tij. Pak ditë më parë “Shqoiptarja.com” denoncoi dy lokalet që ndodhen njëri ngjitur me spitalin e burgut, dhe tjetri përballë kirurgjisë së përgjithshme, që i kanë shpëtuar aksionit të hekurt për çlirimin e të gjithë ambienteve të QSUT-së, nga privatët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here