Burrë e grua mbetën të vrarë pasditen e djeshme pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në lagjen “18 Shtatori” në qendër të Gjirokastrës, ku Nexhmedin Mustafaraj, 57 vjeç, ka qëlluar për vdekje me pistoletë bashkëshorten e tij, Zenelbie Mustafaraj, 49 vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Në momentin e ngjarjes, mësohet se në shtëpi ka qenë e pranishme edhe vajza 25- vjeçare e çiftit, e cila nuk ka mundur te ndalojë tragjedinë në familjen e saj.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkaqet që kanë konfliktuar bashkëshortet. Policia është në vendin e ngjarje ku ka nisur menjëherë hetimet.