Home Aktualitet Vlorë, shperthim me tritol ne mes të qytetit, 1 i vdekur, 3...

Vlorë, shperthim me tritol ne mes të qytetit, 1 i vdekur, 3 të plagosur

720
0

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i shpërthimit të një automjeti tip Opel, me targa të huaja Ax 646 DT në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e Skelës.

Burime nga spitali rajonal konfirmuan vdekjen e Renato Abazit, rreth 40 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Sipas burimeve, Abazi mbërriti i vdekur në spital, pasi shpërthimi e kishte prerë trupin e tij.

Ndërsa tre të plagosurit e tjerë, mes të cilëve një fëmijë që ishte në makinë dhe një kalimtar i rastit, ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e bluzave të bardha.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, në spital ndodhet në gjendje të rëndë Maringlen Dani, ndërsa Gerti S. dhe Galitano Z. paraqesin dëmtime të lehta, djegie kryesisht në gjymtyrë.

Gjithashtu, policia bëri të ditur se nga hetimet e deritanishme rezulton që ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një hakmarrje të mundshme për veprimtarinë e shtetasit Renato Abazi dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Mësohet se viktima Abazi kishte në administrim një pikë bastesh jo shumë larg vendit të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here