Home Aktualitet Gjykata nxjerr Fullanin nga burgu, e le ne arrest shtepie

Gjykata nxjerr Fullanin nga burgu, e le ne arrest shtepie

640
0

fullaniRreth 5 orë i janë dashur trupës gjykuese të Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj, për t’i dhënë lirinë ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe 4 inventarizuesve të Bankës së Shqipërisë dhe të lërë në burg, vetëm inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi.

Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e 5 Shtatorit të dhënë në mungesë ndaj Fullanit, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Tashmë ish-guvernatori do të qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të hetimeve për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë. Por edhe pse një vendim që e nxjerr Fullanin nga qelia e paraburgimit te institucionit te vuajtjes se denimit 302 ku ndenji për 10 ditë, avokati i tij Maks Haxhia e konsideroi “arrestin e shtëpisë” pozitiv, por jo aq sa pritshmëritë për të parë Fullanin të lirë pas asnjë masë. Ne keto kushte ai deklaroi se do ta çojë vendimin në rekurs.

Sakaq, me nje vendim tjeter, Gjykata e Apelit la në burg Inspektoren e Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë “arrest me burg”, përballë akuzës së “shpërdorimit të detyrës”. Por në katër vendime të tjera, Apeli vendosi të rrëzojë Prokurorinë dhe të japë “arrest shtëpie” për katër inventarizues të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedjen, Bahri Allushin, Fatbardha Gurthin dhe Gentjan Jahjan.

Seancat e shqyrtimit të ankimimit të tyre u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe të veçanta për secilin nga të pandehurit.

Fullani mberriti në Gjykaten e Apelit rreth ores 12:00. Ai u soll nga qelia e paraburgimit ne burgun 302 me furgonin e policise, dhe doli prej tij i prangosur duke u shoqeruar nga efektivet drejt ambjenteve te gjykates. Sakaq, rreth orës 10:45 në ambientet e Apelit u paraqit kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja dhe me pas dhe inventarizuesit e tjere.

Vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit për 6 të pandehurit

Ardian Fullani – Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë
Gjykata e Shkallës së Parë dha “arrest me burg”
Mbrojtja kërkoi lirinë
Gjykata e Apelit dha “arrest shtëpie”

Elivar Golemi- Inspektore e Përgjithshme e BSH-së
Shkalla e Parë dha “arrest me burg”
Mbrojtja kërkoi lirimin e saj
Gjykata e Apelit dha “arrest me burg”

Ilir Dedja – Anëtare e komisionit të inventarizimit
Gjykata e Shkallës së Parë dha “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkoi “arrest me burg”
Apeli dha “arrest shtëpie”

Fatbardha Gurthi- Inventarizues i parave në thesar
Gjykata e Shkallës së Parë dha “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkoi “arrest me burg”
Apeli dha “arrest shtëpie”

Bahri Allushi – Inventarizues i parave në thesar
Gjykata e Shkallës së Parë dha “arrest me burg”
Mbrojtja kërkoi “arrest shtëpie”
Apeli vendosi “arrest shtëpie”

Gentjan Jahja – Inventarizues i parave në thesar
Gjykata e Shkallës së Parë dha “arrest me burg”
Mbrojtja kërkoi “arrest shtëpie”
Apeli vendosi “arrest shtëpie”

Apeli nxjerr nga burgu dhe inventarizuesin Jahja, i jep “arrest shtëpie”
Ora 15:55 Gjykata e Apelit vendos “arrest shtëpie” ndaj inventarizuezit Gentjan Jahja. Kështu Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Haxhia: S’ka prova nga dëshmitë e anëtareve ndaj Fullanit, do bëjmë rekurs
Ora 15:40 Avokati mbrojtës i Ardian Fullanit është shprehur se masa e dhënë nga Gjykata e Apelit nuk është ajo çka ishte kërkuar ai dhe klienti i tij, duke thënë se do ketë rekurs për çështjen. Pas ndryshimit të masës së sigurisë ndaj Fullanit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, avokati Maks Haxhia në një prononcim për mediat tha se “nëse Fullani do të vendoset para përgjegjësisë administrative apo penale, nuk mund të ndahet nga Këshilli”.

Duke u ndalur tek dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSh, avokati Haxhia tha se ato nuk ishin kundër Fullanit.

“Profesionalisht dhe si qytetar kuptohet që s’mund të flas kur foli drejtësia. Vendimi ishte një vendim që, pavarësisht se ishte në favor të kërkimeve tona, nuk ishte në stadin e atyre që kërkuam ne. Gjykata prishi vendimin e 5 shtatorit, dhe vendosi “arrest në shtëpi”. Do bëjmë rekurs. Nuk kam thënë se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka përgjegjësi penale, por Ardian Fullani nëse do të vendoset para një përgjegjësie administrative ose penale nuk mund të ndahet nga Këshilli Mbikëqyrës. Nuk pashë ndonjë provë nga dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës që të ishte kundër Fullanit”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë, lë në “arrest shtëpie” Fatbardha Gurthin
Ora 14:05 Për Fatbardha Gurthin Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, “arrest shtëpie”. Me këtë vendim Apeli rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, që kërkonte ndryshimin e masës në “arrest me burg”.

Apeli nxjerr në “arrest shtëpie” inventarizuesin Bahri Allushi
Ora 13:30 Pas dy seancave të zhvilluara ndaj inventarizuesit Ilir Dedja dhe inspektores së Përgjtishme të BSH-së, Elivar Golemi, Gjykata e Apelit mori në shqyrtim kërkesën ankimore të anëtarit të Inventarizimit Bahri Allushi. Apeli ka vendosur të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë, duke e ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Allushi është shprehur para trupës gjykuese se inventarizimin e parave në tesar e ka bërë sipas ligjit, ndërsa ka shprehur dyshimet se arkat nga ku janë vjedhur para, të jenë hapur pas inventarit. “Jam elektricist, jo economist. Faji është i eprorëve që na lanë detyrën e inventarizimit”, tha Bahri Allushi.

Golemi flet për herë të parë: Auditet i dorëzoja. Arrestimi im i paligjshëm
Ora 12: 50Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi do të vijojë të qëndrojë në burg, e vënë përballë akuzës së “shpërdorit të detyrës” sa i përket skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë. Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”, ndaj saj. Apeli rrëzoi kështu kërkesën e avokatit të Golemit, i cili duke e argumentuar të paligjshëm arrestimin, kërkoi lirimin e klientes së tij.

Golemi akuzohet se nuk ka kryer audite periodike në Bankën e Shqipërisë, ashtu sic e parashikon ligji. Golemi do te vijoje te vuaje masen e arrestit ne qeline e paraburgimit 313 ku edhe ndodhej prej 10 ditesh. Inpektorja Golemi u arrestua te Premten (5 Shtator) ne nje dite me Guvernatorin Fullani, tashme te shkarkuar nga detyra nga Komisioni parlamentar i Ekonomise.

Golemi flet për herë të parë…Kontollet i bëja, arrestimi im i paligjshëm
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka folur për herë të parë në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës që rëndon ndaj saj sa i përket moskryerjes së auditeve në këtë institucion. Nga banka e të akuzuarit,Golemi e ka quajtur të jashtëligjshëm arrestimin e saj.
Golemi është shprehur para trupës gjyqësore se i ka dhënë prokurorisë dosjet e auditimit. “Ku mund të ndërhyj unë tek provat? Nuk ka rregullore që filan kohë apo periodicitet për të ushtruar audit. Unë me ligj kam detyrim të raportoj çdo tre muaj para Këshillit Mbikëqyrës dhe e kam bërë këtë gjë”, -tha Golemi.

“Shpreh kundërshtinë time për akuzat dhe arretumin tim. Cdo gjë është bërë në mungesën time”, vijoi Golemi.

Ajo është shprehur se anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqiëprisë , Ermelinda Meksi në korrik e ka kërkuar ta takojë, sipas saj, pa praninë e administratorit. “Nuk u takuam pasi raportimin e bëra në prani të administratorëve”, tha Golemi

Por për prokurorin Nezir Gjoka, argumentet e inspektores Golemi nuk qëndrojnë dhe ajo duhet të qëndrojë në burg. “Golemi ka vepruar në shkelje të ligjit pasi nuk kanë bërë kontrolle periodike siç thotë ligji. Veç në 2011-ën nga Golemi nuk ka patur asnjë kontroll. Inspektorja Golemi duhet të qëndrojë në burg. Golemi nuk ka raport as tek Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Kjo provë dhe nga dëshmitë e anëtarëve Dhori Kule, Ardian Civici (tashmë i dorëhequr), Ermelinda Meksi, Elisabeta Gjonit (guvenratore neë detyë) dhe Ela Golemit.

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë për Ilir Dedjen, e lë në “arrest shtëpie”
Ora 12:25 Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj anëtarit të komisionit të Inventarizimit të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedja. Shkalla e parë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte Prokuroria që kërkoi masë më të fortë ndaj tij, atë të “arrestit me burg”. Por kërkesa e organit të akuzës është rrëzuar dhe trupa gjykuese vendosi të lë të njëjtën masë ndaj Dedjes.

6 të pandehurit që rivlerësohen në Apel
1. Ilir Dedja
2. Elivar Golemi:
3. Bahri Allushi
4. Ardian Fullani:
5. Fatbardha Gurthi
6. Gentjan Jahja

Kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja mbërrijnë në Gjykatë
Ora 10:45 Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, për të cilën Komisioni parlamentar i Ekonomisë po shqyrton shkarkimin e saj, është paraqitur e para në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashke me inventarizuesin Ilir Dedja. Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj saj masës e sigurisë “arrest me burg” bazuar në 4 shkelje të konstatuara në detyrën e saj. Sipas organit të akuzës, Golemi nuk ka kryer auditet në këtë institucion.
golemi ne gjykate
(Ne foto: Inspektorja e Pergjithshme e BSH, Elivar Golemi teksa del nga furgoni i policise per ne seancen ne Gjykaten e Apelit…ajo ndodhej ne qeline e paraburgimit ne burgun 313)
dedja ne gjykate
(Në foto: Shoqerimi i Elivar Golemi dhe Ilir Dedja në Gjykatën e Apeltit)

Të pandehurit kërkojnë lirinë, ankimuan “arrestin me burg”
4 nga të pandehurit kanë kërkuar ndryshimin e arrestit me burg dhënë ndaj tyre, ndërsa dy animimet e tjera janë dhënë nga Prokuroria. Organi i akuzës kërkon që për dy inventarizues që është vendosur “arrest shtëpië” të ketë masë më të fortë, atë të “arrestit me burg”.

Fullani para Alaudin Malajt, shorti urgjend shmangu Gjin Gjonin
Fullani do të jetë përpara trupës gjykuese të përbërë nga Alaudin Malaj Relator, anëtar Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. Përbërja e trupit gjykues të çështjes “Fullani” erdhi pas një shorti urgjent të organizuar nga Gjykata e Apelit, pas lajmit të dhënë nga “Shqiptarja.com” se në bazë të kalendarit të masave, kjo çështje duhet të gjykohej nga Gjin Gjoni, i cili akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e 2 milionë eurove. Ja si Malaj “i mori” Fulanin, Gjin Gjonit

Fullani u shkarkua nga Komisioni i Ekonomisë, të enjten në Kuvend
Ish-guvernatori Fullani u shkarkua të enjten e kaluar nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ndërsa në seancën e radhës parlamentare të kësaj të enjteje (18 shtator) shkarkimi i tij pritet të jetë në rendin e ditës dhe të aprovohet edhe në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here