Shemben dhe cibanet e fundit prane Korpusit Universitar ne Tirane. Ndertesat dhe baret qe qendronin ne kembe edhe pas rehabilitimit te sheshit “Nene Tereza” per viziten e Atit te Shenjte jane rrafshuar nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar kete te shtune. Sipas zyres se shtypit te INUK ato ishin te ndertuara ne kundershtim me ligjin. E vetmja godine e pajisur me leje ishte nje ndertese dy kateshe e pershtatur si lokal dhe shtepi. Shembja e saj eshte bere pas shpronesimit te banoreve. Pronaret sipas INUK kishin rreth nje muaj qe ishin njoftuar, por ata kane boshtisur objektet vetem gjate paradites gje qe ka sjelle edhe fillimin me vonese te aksionit. Punen per lirimin e hapesirave publike inspektoret ndertimor gjate dites se sotme e kane vijuar edhe pergjate Unazes se Re.