Home Politike Lista e kandidateve te PD dhe atyre te perjashtuar

Lista e kandidateve te PD dhe atyre te perjashtuar

885
0

Nje ore pas mesnate, Partia Demokratike ka zyrtarizuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit duke i dorëzuar në KQZ me një orë vonesë, por me shumë surpriza.

Në listën e parë të firmosur nga Lulzim Basha në krye të partisë Demokratike ka shumë risi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ‘lajë hesapet’ me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike.

Lista në Tiranë
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

Lista në Durres
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi

Lista në Shkodër
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba

Lista në Elbasan
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci

Lista në Vlorë
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema

Lista e Beratit
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi

Lista në Fier
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

Lista në Korçë
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda

Lista e Lezhës
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

Lista e Kukësit
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

Lista në Dibër
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

Lista në Gjirokastër
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj

Lista e deputetëve që janë përjashtuar nga Basha
1. Jozefina Topalli
2. Ridvan Bode
3. Arben Imami
4. Majlinda Bregu
5. Astrit Patozi
6. Genc Ruli
7. Myqerem Tafaj
8. Arbiola Halimi
9. Eleina Qirici
10. Liljana Elmazi
11. Kozma Dashi
12. Eduart Selami
13. Keltis Kruja
14. Igli Cara
15. Asllan Dogjani
16. Albina Deda
17. Gjergji Papa
18. Kastriot Islami
19. Bedri Hoxha
20. Roland Keta
21. Bedri Mihaj
22. Mimoza Hajdarmataj
23. Gjovalin Bzhetaj
24. Irma Kopliku

Basha ndërton skuadren e tij, ndëshkon ‘rivalët’
Ishte e pashmangshme. Tërmet politik në PD. Bie garda e vjetër e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka vendosur të ndërtojë PD e tij, duke rrëzuar PD e paraardhësit, Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ‘lajë hesapet’ me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike. Shumica e grupit parlamentar demokrat nuk do të jetë më pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmbysja është radiale. Lulzim Basha ka vendosur të ndëshkojë rivalen e tij të përbetuar në parti, Jozefina Topallin, duke i ndërprerë karrierën politike. Ndoshta edhe me miratimin e Berishës, Lulzim Basha ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë Jozefina Topallin, e cila ka kritikuar në vijimësi mënyrën se si Basha e ka drejtuar PD. Sot pritet edhe reagimi i Topalli.

Lista e PD ka prodhuar një tjetër befasi të madhe. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk figuron në listën fituese të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit. Nga lista fituese është përjashtuar edhe deputeti demokrat Arben Imami. Largimi i Arben Imamit është një tjetër vendim i papritur i Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka vendosur t’i ndërpresë karrierën politike edhe Astrit Patozit, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike, por që ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Bashës. Kryetari i PD ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë edhe Majlinda Bregun, për shkak se kjo e fundit ka mbajtur sistematikisht qëndrime kundër vijës së kryetarit. Gjithashtu, pjesë e parlamentit të ardhshëm nuk do të jetë as Eduart Selami.

Në listat bie në sy edhe mungesa e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.

Largimi i Selamit ishte një hap i pritshëm, sidomos pas qëndrimeve të tij të forta kundër çadrës. Në listat e PD nuk figuron as deputeti Genc Ruli. Ish-ministri Ruli paralajmëroi vetëm dy ditë më parë njoftoi tërheqjen nga politike, duke i kërkuar Bashës të mos e kandidojë.

24 të përjashtuar
Rreth 24 deputetë të grupit aktual të PD nuk janë fare në listën e kandidatëve apo nuk janë në listën fituese. Jashtë listës fituese ka mbetur edhe Myqerem Tafaj, ish-ministër Arsimi në qeverinë “Berisha”. Kryetari i Partisë Demokratike ka vendosur që të mos përfshijë në listën fituese edhe deputetët: Kastriot Islami, Bedri Hoxha, Roland Keta, Bedri Mihaj, Mimoza Hajdarmataj, Gjovalin Bzhetaj dhe Irma Kopliku. Gjithashtu, nga lista fituese janë përjashtuar edhe deputetët aktualë Arbiola Halimi, Eleina Qirici, Liljana Elmazi, Alban Zeneli, Kozma Dashi, Keltis Kruja, Igli Cara, Asllan Dogjani, Albina Deda, Gjergji Papa etj.

VIDEO-Shpallen emrat e listës së kandidateve të PD-së

Lulzim Basha: Kandidatët mbështesin Republikën e Re
Pas zyrtarizimit të listave, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh se “Ka qenë një proces me zgjedhje të vështirë, unë e kam bërë këtë. Ka emra të rinj, që mbështesin Republikën e Re, unë jam shumë krenar”.

Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes për lënien jashtë të Topallit, Bregut, Selamit, Patozit dhe ish-ministrave të kohës së Berishës.

Marrëveshja, ja ku do të kandidojnë 5 aleatët e PD
Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen me 5 aleatë duke bërë që opozita të dalë në logon e PD në zgjedhje, përveç Kreshnik Spahiut, që u la jashtë.

Pas disa takimeve dhe negociatave të gjata, Basha në fund ka arritur marrëveshjen me kryetarin e PR, Fatmir Mediu dhe kryetarin e Partisë Republikane Agron Duka.

PAA ka tre emra në listat e PD, Agron Duka i 5 në qarkun e Durrësit, në Fier po në pozicionin e 5 do të jetë Olsi Cukaj, ndërsa i 13 në Tiranë do të jetë Adi Haxhiymeri.

Për Partinë Republikane, Fatmir Mediu është i 5 në Tiranë dhe Blendi Sulaj është i 14 po në Tiranë.

Nard Ndoka në qarkun e Shkodrës i dyti, Dash Shehi i 10 në qarkun e Tiranës dhe Vangjel Dule në qarkun e Vlorës, Dashamir Tahiri kandidon i 5 në Vlorë, Spahiu jashtë.

Lista e PD, zhvillimet e fundit
Ora 01:15 Lulzim Basha: Kandidatët mbështesin Republikën e Re
Pas zyrtarizimit të listave, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh se “Ka qenë një proces me zgjedhje të vështirë, unë e kam bërë këtë. Ka emra të rinj, që mbështesin Republikën e Re, unë jam shumë krenar”.

Lulzim Basha nuk iu përgjigj pyetjes për lënien jashtë të Topallit, Bregut, Selamit, Patozit dhe ish-ministrave të kohës së Berishës.

Ora 00:00 Skadon afati i dorëzimin të listave të PD, pritet publikimi

Ora 23:55 Dashamir Tahiri kandidon i 5 në Vlorë në listën e PD

Ora 23:50 Mediu: Arritëm marrëveshje optimale me Bashën
Pas takimi në selinë e PD, Mediu konfirmoi marrëveshjen, ndërsa shtoi se nga negociatat me Bashën u arrit optimalja.

“Kemi arritur marrëveshjen me Bashën për zgjedhjet, cdo republikan është kandidat demokrat, pasi garojmë në logon e PD.

Regjistrimi i PR sot ka një vlerë, pasi administrata zgjedhore është e përbërë nga dy parti të opozitës PD dhe PR.

Votat duhet të shkojnë te PD në bazë të marrëveshjes. Përsa i përket marrëveshjes, kënaqësia nuk ka limite, por besoj kemi arritur optimalen.

Kandidatët e PR që ishin të përgatitur për garën në vete do të jenë në listat e PD” deklaroi ai.

Ora 23:20 Zbardhen listat dhe emrat ku kandidojnë aleatë e PD

Ora 22:50 Mediu futet në selinë e PD për të zyrtarizuar marrëveshjen, dy deputetë

Ora 22:40 Duka: Listën e Durrësit do ta kryesojë Oerd Bylykbashi

Ora 22:30 Duka takon kryetarin e PD: Arritëm marrëveshjen

Ora 20:40 Burime për Report Tv: Basha arrin marrëveshjen me 5 aleatët, jashtë Spahiu

Ora 20:10 Spahiu: Basha theu besën, largohem nga politika
Nuk ka marrëveshje mes PD dhe Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi për listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit.

Kryetari i Aleancës Kuqezi deklaroi pas takimit me Bashën se kryetari i PD e kishte thyer besën e lidhur në çadër.

Ora 18:40 Përfundon takimi i dytë i Mediut me Bashën, asnjë prononcim nga kreu i PR pas daljes nga selia blu.

Ora 18:20 Kryetari i PR, Fatmir Mediu është futur për herë të dytë në selinë e PD, ndërsa pas takimit herën e parë me Bashën deklaroi se nuk u arrit asnjë marrëveshje duke dalë më vetë në zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here