Home Aktualitet OKB: Shqipëria ka thyer embargon e armeve me Libine

OKB: Shqipëria ka thyer embargon e armeve me Libine

685
0

arme-libiNjë raport mbi 90 faqesh, publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se Shqipëria ka thyer embargon e armëve ndaj Libisë gjatë konfliktit të vitit 2011.
Ekspertët thanë se kanë zbuluar se Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin shkelur embargon e armëve ndaj Libisë, gjatë konfliktit të vitit 2011, duke furnizuar me armë dhe municione forcat anti-Gaddafi. Në transferta gjithashtu janë përfshirë edhe Shqipëria, Armenia dhe Ukraina, sakteson raporti.
Sipas informacioneve të fundit, Katari i ka mohuar menjëherë akuzat, ndërsa Emiratete Bashkuara Arabe ende nuk janë përgjigjur. Sipas raportit, 12 vende janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve, duke përfshirë këtu edhe raketat sam.
18 muaj pas konfliktit civil, shumica e armëve mbeten në kontrollin e civilëve dhe milicisë, sipas këtij raporti. OKB ngre shqetesimin se tashme shumica e armeve po transferohen ne vende te tjera te konfliktit, si ne Mali, Siri apo edhe Gaza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here