Home Sport Barcelona dhe Bayerni i bashkohen Realit e Borusias në gjysmëfinale

Barcelona dhe Bayerni i bashkohen Realit e Borusias në gjysmëfinale

487
0

barca-psgBarcelona dhe Bayerni i Mynihut janë dy ekipet e dyta që plotësojnë katërshen gjysmëfinale të Champion League. Barcelona ka me PSG në shtëpi, ndërsa Bayerni ka mundur Juven në Itali me rezultatin 0-2. Barcelona e ka nisur ndeshjen pa futbollistin kryesor Lionel Mesin, i cili u dëmtua në ndeshjen e parë që u zhvillua në Paris. Megjithatë Fabregas dhe Villa të mbështetur mjaft mirë në mesfushë nga Xavi dhe Iniesta kanë sulmuar pa pushim në 45′ e para duke rrezikuar disa herë portën e franceze, por nuk janë treguar shumë të saktë duke mos finalizuar.

PSG është kundërpërgjigjur me Pastoren dhe Ibrahimovic , por Valdez në krahun tjetër ka qenë në sinkron duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Ndeshja është zhvilluar shumë e ashpër në mesin e fushës, ku PSG ka luajtur si e barabartë duke mos u tkurrur aspak edhe pse luante në transfertë. Pjesa e dytë ka nisur më e mirë për ekipin e Ancelotit që udhëzon të tijët që të zhvendosen përpara për gjithcka ose asgjë, pasi barazimi pa gola i nxirrte jashtë.

Në minutën e 58′ ndodh ajo që nuk pritej në ‘Camp Nou’ ku Javier Pastore shënon për PSG duke vendosur heshtjen në stadium dhe rikthyer besimin te francezët se mund të kalojnë në gjysmëfinalet e kompeticionit. Barca nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet në sulm, megjithatë PSG rrezikon sërish me Ibrahimovic me një goditje të fuqishme jashtë zone që pritet në dy kohë nga Valdez. Pas disa aksioneve radhazi, katalanasit gjejnë rrugën e rrjetës me Pedron, i cili pas një pasimi të Mesit godet duke barazuar shifrat në 1-1.

Juventusi në pjesën e parë rrezikoi disa herë portën e bavarezëve, por duke mos shkuar deri te goli, i cili ishte një ‘mollë e ndaluar’ për torinezët që tregohen të pafuqishëm para portës së Nojer. Në pjesën e dytë bardhezinjtë shfaqin shenja lodhje, pavarësisht tentativave të dëshpëruese të Pirlos.

Ndërsa Bayerni i qetë menaxhon rezultatin e Mynihut dhe minutën e 64′ Manzukic pas jnë goditje dënimi dërgon në rrjetë sferën pas grushtimit të Buffon. Goli shuan ëndrrën e bardhezinjve për të kaluar në gjysmëfinale duke i hapur rrugën Bayernit. Por në fund ka vend edhe për Pizaron që shënon golit e dytë për Bayernin që fundos përfundimisht Juventusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here