Home Politike Islami: Shkrirja e PS me G99, per te promovuar Veliajn

Islami: Shkrirja e PS me G99, per te promovuar Veliajn

768
0
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami, analizon në një nga të përditshmet shqiptare, në gazetën “Panorama”, atë çfarë fiton apo humbet partia më e madhe në opozitë me shkrirjen brenda saj të G99. Duket se peshorja anon më shumë nga kjo e fundit dhe sipas Islamit duket qartë, të jetë një zgjidhje pragmatiste individësh për të promovuar Erion Veliajn.
Islami analizon se kjo shkrirje nuk pritet të jetë efikase as dhe në aspektin elektoral, pasi nuk pritet të ketë një mekanizëm special të tërheqjes së votuesve të rinj. Madje kjo nuk rezulton të jetë as dhe një lëvizje politiko-elektorale për të maksimalizuar suksesin në zgjedhje të koalicionit të majtë. Sipas Islamit, shkrirja do të ishte gjithëaq një model dështimi total, nëse shtrihet për aleatët e tjerë dhe një mollë sherri, nëse i ofrohet ekskluzivisht vetëm G99.
Sekretari i PS analizon dhe performancën zgjedhore të G99 në zgjedhjet e fundit, dështimin e saj për të tërhequr zgjedhësit, që votuan për herë të parë. Votat e zgjedhësve të rinj, të grumbulluar nga kjo forcë politike ne 12 qarqe, – thote Islami, – nuk ndikuan në rritjen e mandateve të koalicionit të majtë. Madje sipas tij, performanca e G99 e futur nën sqetullën e PS, do të jetë dhe më e ulët për shkak të shkrirjes dhe G99 do të sjellë më pak vota nga votuesit e rinj në kaolicionin e majtë, sesa sillte kur konkuronte më vete.
Islami e cilëson një strategji vetëvrasëse, atë të reduktimit të numrit të partive aleate, përballë kundërshtarit me shumë aleatë dhe që synon t’i rrisë ato. Ndaj dhe ai shpall si arsye të kësaj lëvizje, garantimin e plotë të individëve kryetarë për t’u zgjedhur deputetë, me koston e vdekjes së partive aleate dhe uljen e mëtejshme të votave të koalicionit të majtë. Në rastin e G99, shkrirja -, thotë Islami ka realisht synim kryesor promovimin e shpejtë të Erion Veliajt nga Edi Rama, brenda hierarkisë së Partisë Socialiste.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste Kastriot Islami, analizon në një nga të përditshmet shqiptare, në gazetën “Panorama”, atë çfarë fiton apo humbet partia më e madhe në opozitë me shkrirjen brenda saj të G99. Duket se peshorja anon më shumë nga kjo e fundit dhe sipas Islamit duket qartë, të jetë një zgjidhje pragmatiste individësh për të promovuar Erion Veliajn. Islami analizon se kjo shkrirje nuk pritet të jetë efikase as dhe në aspektin elektoral, pasi nuk pritet të ketë një mekanizëm special të tërheqjes së votuesve të rinj. Madje kjo nuk rezulton të jetë as dhe një lëvizje politiko-elektorale për të maksimalizuar suksesin në zgjedhje të koalicionit të majtë. Sipas Islamit, shkrirja do të ishte gjithëaq një model dështimi total, nëse shtrihet për aleatët e tjerë dhe një mollë sherri, nëse i ofrohet ekskluzivisht vetëm G99. Sekretari i PS analizon dhe performancën zgjedhore të G99 në zgjedhjet e fundit, dështimin e saj për të tërhequr zgjedhësit, që votuan për herë të parë. Votat e zgjedhësve të rinj, të grumbulluar nga kjo forcë politike ne 12 qarqe, – thote Islami, – nuk ndikuan në rritjen e mandateve të koalicionit të majtë. Madje sipas tij, performanca e G99 e futur nën sqetullën e PS, do të jetë dhe më e ulët për shkak të shkrirjes dhe G99 do të sjellë më pak vota nga votuesit e rinj në kaolicionin e majtë, sesa sillte kur konkuronte më vete. Islami e cilëson një strategji vetëvrasëse, atë të reduktimit të numrit të partive aleate, përballë kundërshtarit me shumë aleatë dhe që synon t’i rrisë ato. Ndaj dhe ai shpall si arsye të kësaj lëvizje, garantimin e plotë të individëve kryetarë për t’u zgjedhur deputetë, me koston e vdekjes së partive aleate dhe uljen e mëtejshme të votave të koalicionit të majtë. Në rastin e G99, shkrirja -, thotë Islami ka realisht synim kryesor promovimin e shpejtë të Erion Veliajt nga Edi Rama, brenda hierarkisë së Partisë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here