Home Sport Mbijetesa ne superiore, Bakaj braktis Vllaznine

Mbijetesa ne superiore, Bakaj braktis Vllaznine

672
0

Elis Bakaj ka luajtur 13 ndeshje në kampionat me Vllazninë në këtë sezon, duke shënuar 6 gola me kuqeblutë. Por në ndeshjen më të rëndësishme, atë që përcakton mbijetesën, mesfushori nuk dëshiron të jetë në fushë.

“Pak më shumë se një muaj më parë isha lojtar i Tiranës, por erdha te Vllaznia. Ato dy ekipe që unë nuk doja të dilnin në këtë situatë, ndodhi që në ndeshjen e fundit të vendoset qëndrimi në Superiore”, thotë Elis Bakaj.

Futbollisti, tashmë i lirë, ka rrëfyer presionin e madh në të cilin është gjendur, për të luajtur apo jo të shtunën në “Loro Boriçi”.

“Ishte shumë e vështirë të them të drejtën. Pas ndeshjes me Teutën, e kam pasur shumë të vështirë. E kam menduar edhe me familjen këtë gjë, por nuk është se ka qenë i thjeshtë ky vendim për mua. Mendoj se ka qenë më i miri për të dyja ekipet, sepse janë dy ekipe që mua më kanë ndihmuar. Sido që të dilte ndeshja, nëse unë do të luaja do të rezultoja sërish ‘i keqi’, për njërën apo tjetrën palë. Mendova më mirë të gjeja një vijë të mesme, e kjo është zgjidhja më e mirë për mua”, thotë më tej Bakaj.

Vllaznisë do t’i mungojnë Shtubina, Bici, Marku, Cicmil dhe bashkëkombasi i tij malazez në portë. Këtyre u shtohet edhe ish-mesfushori i Tiranës.

“Koha do ta tregojë se ka qenë vendimi më i mirë. U mërzita, sepse e dija që do të shkonte deri në ndeshjen e fundit kjo luftë për mbijetesë. Ajo që nuk doja në fillim, ajo ndodhi. Nuk di ç’të them për të ardhmen, sepse është ende herët. Jam ende i mërzitur për këtë situatë që është krijuar, si për ekipin e Vllaznisë, ashtu edhe për ekipin e Tiranës. Megjithatë është futboll, jeta vazhdon. Nuk ke çfarë të bësh”, deklaron Bakaj.

Pikërisht kështu! TCh ka mësuar se për Elis Bakajn, jeta futbollistike do të vazhdojë jashtë Shqipërisë, në një kampionat të huaj dhe me një ekip të ri, duke nisur nga e diela, kur njëra mes Vllaznisë dhe Tiranës do të largohet nga elita e futbollit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here