Home Politike Presidenti Nishani pritet me kenge ne Bujanoc

Presidenti Nishani pritet me kenge ne Bujanoc

861
0

Qytetarët e Bujanocit kanë dalë të presin Presidentin e parë shqiptar që viziton këtë vend. Bujar Nishani arriti në qytetin e Bujanocit për të komunikuar me shqiptarët për arsimin, kulturën dhe zhvillimin ekonomik.

Në Luginën e Preshevës e pritën si Presidentin e tyre. Në Bashkinë e Bujanocit, Nishani takoi liderët politikë shqiptarë të këtyre qyteteve dhe u thye edhe agjenda që ishte paraparë të jetë më e shkurtër.

“Unë mendoj se nëse bisedojmë për bashkëjetesën, për respektin reciprok, nuk ka kurrfarë provokimi. Nëse bisedojmë për kulturën, arsimin, përparimin, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qytetarëve shqiptarë apo serbë, nuk besoj se është çështje konflikti, por çështje e mirëkuptimit”, tha Nishani.

Shqiptarët e Luginës ishin të lumtur që Presidenti po vazhdon vizitat nga Tirana, që për ta janë një mbështetje e madhe. Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, deklaroi: “Biseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, mundësitë e bashkëpunimit të komunave tona me institucionet në Shqipëri”.

Një pjesë e mediave e konsideruan si të çuditshme dhe provokuese vizitën e kreut të Shqipërisë, por Nishani takoi edhe serbët dhe përfaqësuesit e qeverisë, të cilët besojnë se kjo vizitë nuk është e dëmshme.

“Unë, në emër të qeverisë, e kam pritur presidentin Nishani dhe besojmë se kjo mund të ndikojë për të mirë tek të gjithë qytetarët dhe nuk ka asgjë për t’u befasuar”, thotë Zoran Stankovic, Zyra për Jugun në Qeverinë e Serbisë.

Tirana zyrtare ka premtuar angazhim konkret për Luginën e Preshevës. Nishani vizitoi disa fshatra të kësaj zone dhe në fund edhe qytetin e Preshevës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here