Home Sport Inter merr tre pikët e para në Ligën e Kampionëve

Inter merr tre pikët e para në Ligën e Kampionëve

663
0

Skuadra e Interit ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Ligën e Kampioneve për sezonin 2011-2012. Pas startit të dobët në ndeshjen e parë ku u mposhtën nga turqit e Trabzonspor në San Siro, Interi arrit të fitojë në Moskë në stadiumin Luzhniki përballëm CSKA-së.

Interi e ka nisur shumë mirë ndeshje duke gjetur rrugën e golin në minutën e ’6 me anë të brazilianit Lucio. Dyfishimi i rezultati erdhi në minutën e ’23 me anë të Pazinit. Kur u duk se pjesa e parë do të përfundohen me këtë rezultat erdhi surpriza e skuadrës ruse. Dzagoev me anë të një goditje dënimi arrit të ngushtojë rezultatin në minutat shtesë.

Pjesa e dytë ka nisur me CSKA-në në sulm në kërkim të golit të barazimit, gol të cilin arriti ta gjejë në minutën e ’77 me anë të Vagner Love. Vetëm dy minuta më pas Zarate, i cili kishte hyrë në fushën e lojës në minutën e ’50, ka arritur të shënojë golin vendimtar të ndeshjes. Ky është goli i parë i Zaretes, i cili këtë vit u largua nga Lacio drejtë skuadrës zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here