Home Aktualitet Edrin Varaku rrefen skenen e vrasjes

Edrin Varaku rrefen skenen e vrasjes

660
0

adritiku-totaEdrin Varaku, i akuzuari për vrasjen e shokut të shkollës Adriatik Tota, 16 vjeç, ka dëshmuar në polici se arma me të cilën ka kryer krimin ishte e groposur prej shumë vitesh.

“Arma ishte prej ’97-ës. E kishte pasur një fshatar i yni. Ai e kishte groposur në tokë. Unë e mora dhe e pastrova.”

Rrëfimi i krimit nga 15-vjeçari

Adoleshenti përveç ka dyshuar për armë, ka treguar edhe skenën e krimit.

“E kisha vendosur ta vrisja personin që më tallte dhe më nxinte jetën. Mëngjesin e sotëm (të mërkurën) e mora pushkën, e futa mes shalëve. Meqë e kishte qytën prej druri, nuk dallohej nga të tjerët. Rripi i mesit e mbante mirë. Sipër kishim përparëset ngjyrë blu. Kështu që nuk arritën ta dallonin shokët e klasës. Kur u futëm në klasë, Adriatiku po më hiqej si garip. Më shkeli syrin dhe më tha: E di vetë ti, nuk ta përsëris më. Nuk durova dhe nxora armën, e qëllova dy herë. Më pas ika, u largova me vrap. Erdha në qendër të Durrësit. Mora vesh që e gjithë policia më kërkonte. Por kur babai kishte bërë ujdi me policinë, u binda që s’kisha nga shkoja më. Babai në telefon më tha që duhej të dorëzohesha.”

Babai i autorit: Ndihem fajtor

Dritan Varakun, babai i Edrinit, sjell detaje rreth situatës para vrasjes në klasë. Sipas të atit të autorit, dy djemtë kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sa situata në shkollë një moment dhe kishte degjeneruar duke sjelle dhe praninë e policisë. Sipas Dritan Varakut, ai si prind nuk është vënë në dijeni nga drejtuesit e shkollës, dhe këto i ka mësuar vetëm ditën tragjike të vrasjes.

“Ndihem fajtor që nuk kam ditur gjë për konfliktin mes djemve në shkollë. Kishin 2 vjet që konfliktoheshin, kohët e fundit më shumë. Mësuesit nuk më kanë vënë në dijeni asnjëherë për këtë sherr mes djemve, do ishte shmangur gjithë kjo, jam i bindur. Unë binda djalin të dorëzohej. Kishte 7 orë që fshihej, e binda që më mirë do ishte të dorëzohej dhe të pranonte fajin dhe arsyet që e çuan deri aty. Jemi të hidhëruar, një fëmijë u vra nga dora e djalit tim, jemi keq, të gjithë si familje, tepër, tepër e rëndë”, pohoi Dritan Varaku për “News 24”.

Drejtori i shkollës: S’kisha dijeni për konfliktin mes nxënësve

“Nuk kam pasur dijeni për grindjen e djemve”, ka pohuar Bashkim Shkëmbi, drejtori i shkollës, ‘Beqir Cela”.  “Një ngjarje e tillë do të ishte shmangur nëse do të isha vënë në dijeni”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here