Home Aktualitet Fajdet, mblidhen 1 milione euro.

Fajdet, mblidhen 1 milione euro.

806
0

Përmbarimi u jep fund debitorëve të fajdeve. Janë plot 700 dosje, të debitorëve të firmave piramidale, të cilat janë ekzekutuar nga përmbaruesit kryeqytetas në harkun kohor të dy viteve, ose thënë ndryshe rreth 65% e 1100 dosjeve që janë dërguar në këtë institucion me vlerë totale mbi një milionë euro. Rreth 100 dosje aktualisht ndodhen në duart e përmbaruesve kryeqytetas, të cilët po kryejnë veprime me to, ndërsa rreth 300 janë pushuar pasi debitorëve nuk u është gjetur adresë apo kanë rezultuar të mos kenë asnjë pasuri të regjistruar në emrin e tyre.

Shifrat bëhen të ditura nga Përmbarimi i Tiranës, sipas të cilëve dosjet të cilat janë mbyllur pa u ekzekutuar për shkak të kalimit të afateve zyrtare, pritet të rihapen nëse lëshohen sërish urdhra ekzekutimi. Sipas të njëjtave burime, dosjet e piramidave të dërguara në këtë institucion në total kapnin shifrën e një milionë eurove, të cilat ishin tërhequr në formë kredish para vitit 1997, kryesisht nga ish-piramida VEFA, por edhe nga kompani të tjera rentiere. Pas verifikimeve të bëra nga administratorët e fajdeve, ka rezultuar se mjaft persona kishin tërhequr shuma, në mjaft raste edhe të larta në formë kredish, nga arkat e piramidave, por që nuk i kishin kthyer sërish pas, për shkak se firmat piramidale gjatë fundit të 1996-ës dhe fillimit të 1997-ës falimentuan të gjitha. Rreth 5 vite këto dosje mbetën të pahapura, për shkak të problemeve të tjera më të mprehta që paraqiteshin me firmat piramidale, derisa në vitin 2002 nisën të dilnin vendimet e para të administratorëve. Pas kësaj dosjet nisën të dërgoheshin në Përmbarim.

Të paktën dy vite më parë, nisur edhe nga fakti se shumë prej këtyre dosjeve kishin mbetur prej shumë vitesh të paekzekutuara, përmbaruesve kryeqytetas iu desh të dilnin në rrugë bashkë me policët e qarkullimit për të bllokuar mjetet e debitorëve. Kjo nismë dha efekt, pasi u arrit të bllokoheshin disa mjete, ndërsa drejtuesit e tyre duke mos pasur zgjidhje tjetër u detyruan të kryenin pagesat. Ndërkohë burime të tjera nga ky institucion pohojnë se dosjet e debitorëve të piramidave, të cilat mbërrijnë në Përmbarim kanë specifike të tyre se në mjaft raste nuk përmbajnë shumën që borxhlinjtë u detyrohen firmave rentiere.

Në këtë rast Përmbarimi ekzekuton vendimin e administratorëve duke bllokuar çfarëdolloj pasurie që rezulton të jetë pronë e debitorit. Pas kësaj njoftohen administratorët për këtë veprim, të cilëve u duhet që të ndjekin procedurat e mëtejshme për konfiskimin e shumave kur behët fjalë për llogari bankare, apo shitjen dhe konvertimin në para kur bëhet fjalë për prona të tjera

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here