Home Rajoni Shkupi refuzon Festen e Flamurit Shqiptar

Shkupi refuzon Festen e Flamurit Shqiptar

789
1

Parlamenti i Maqedonisë nuk e pranoi që 28 Nëntori – Dita e Flamurit të jetë festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni.
Deputetët pas një seance maratonike debatesh nuk kanë mbështetur projekt-ligjin e PDSH-së, e cila kërkonte që 28 Nëntori të përfshihej në Ligjin për festat shtetërore për bashkësine etnike shqiptare në Maqedoni.
Deputetët e PDSH-së theksuan se ky propozim duhej mbështetur për shkak se bëhet fjalë për një ditë të rëndësishme për shqiptarët si popull. “Kjo festë është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, sepse na bashkon dhe propozimi është një mundësi që të festojmë në mënyrë institucionale këtë festë”, theksoi deputeti i PDSH-së, Gazmend Aliu. Sipas deputetëve të PDSH-së, me pranimin e kësaj feste, do të ishte një sinjal i mirë për rritjen e mirëbesimit të brendshëm dhe marrëdhënieve ndëretnike.
Deputetët e BDI theksuan se mbështesin një propozim të tillë, mirëpo sipas tyre është e papranueshme që PDSH propozon ligje të tilla dhe mbron interesat e shqiptarëve vetëm kur është në opozitë. “Ne i japim mbështetje një propozimi të tillë, por kemi mëdyshje nga qëllimet e tilla të PDSH-së”, theksoi deputetja Suzana Saliu, duke pyetur se përse deputetët e PDSH-së kërkojnë datën për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Deputeti RDK-së Izet Zeqiri, kërkoi që ligji të mbështetet, edhe për një arsye shtesë, meqë sipas tij ligji aktual i 2007 i diskriminon qytetarët dhe kjo është arsyeja që RDK do të ngrej edhe iniciativë pranë gjykatës Kushtetuese.
VMRO-DPMNE theksoi se votoi kundër këtij propozimi, për shkak se sipas tyre gjatë propozimit të ligjeve duhet të mbahet llogari që të mos bëhen ndarje sidomos siç theksuan mes pjesëtarëve të pakicave etnike. Kjo parti vlerëson se për ta është me rëndësi mendimi se me miratimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare për bashkësitë etnike është shprehur respektimi i ndjenjave kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni.
LSDM vlerësoi se do të votojë kundër këtij propozimi, pasi që siças tyre, ligji aktual ka shumë festa dhe ditë jopune për qytetarët në Maqedoni.
Ky debat parlamentar dhe propozim-ligj i bërë ka shfaqur sërish në sipërfaqe konfliktet dhe ndarjen midis partive politike shqiptare.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here