SHBA-të pritet që të sjellin në kontinentin e vjetër avionët e tyre ushtarakë F-22.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James, e cila ka thënë se kjo lëvizje bëhet në kuadër të planit “Inciativa për Siguri Europiane”.
Ndërkohë nuk bëhet e ditur nga SHBA-të se kur do të vijnë në Evropë avionët e sofistikuar amerikanë, apo detaje të tjera se ku do të jenë të dislokuar dhe si do të qarkullojnë ata në qiejt evropianë.
Megjithatë, sjellja e avionëve ushtarakë në Europë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara me veprimet e Ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.