Home Aktualitet Vrasja e 4 personave, perleshja vazhdoi edhe jashte lokalit

Vrasja e 4 personave, perleshja vazhdoi edhe jashte lokalit

926
0
arber-demiraj
Viktima, Arber Demiraj

Motivi i ngjarjes
Burime nga Policia bëjnë të ditur se sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale. Autorët dhe viktimat kanë qenë ulur në tavolina përballë njëri-tjetrit. Ora 04:00 e mëngjesit i ka gjetur të dehur dhe burime të brendshme pohojnë se konflikti ka nisur pas një sherri te castit. Mesohet se Arber Demiraj ka qene ne nje tavoline me Konstadin Xhuvanin dhe 2 miqte e tij, Albano Bllaca dhe Erald Sida.

Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

edison-jaho
Viktima, Edison Jaho

Banorët: Të mbyllen lokalet poshtë pallateve
Banorët shprehen se janë trembur nga ngjarja e rëndë dhe kërkojnë që të mbyllen lokalet poshtë pallatit. “Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk na zuri gjumi gjithe naten. Policia të jetë në gadishmëri dhe të mbyllen lokalet poshtë pallatit”- shprehen banorët.

Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.
Konstadin Xhuvani eshte emer I perfolur pasi ne vitin 2011 kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.

Gjykata e denoi vetem me dy vite burg
Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policies. Pas kryerjes se denimit, Konstandin Xhuvani lirohet.

konstandin-xhuvani
Luiza Xhuvani dhe djali i saj Konstandin Xhuvani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here