Këngëtarja që performonte në lokalin e natës ku ndodhi masakra me katër viktima është Maja.
Ajo është shoqëruar mëngjesin e sotëm në policinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e saj, lidhur me çfarë ka ndodhur mëngjesin e herët të krimit, shkruan ‘Panorama’.
Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë me dije jozyrtarisht se këngëtarja e njohur kryesisht e muzikës popullore është marrë në pyetje.
Mendohet se dëshmia e këngëtares do të hedhë dritë rreth ngjarjes, pasi pretendohet se ajo ka dijeni për gjithë sa mund të ketë ndodhur, mënyrës si ndodhi sherri që degjeneroi në përdorim arme dhe la katër viktima.