Home Sport Kuqezinjtë ruajnë kreun e Grupit D, barazim 1:1 me Bosnjë-Hercegovinën

Kuqezinjtë ruajnë kreun e Grupit D, barazim 1:1 me Bosnjë-Hercegovinën

785
0

Përfundon në baraspeshë ndeshja mes Shqipërisë e Bosnjës në Qemal Stafa. Ne pjesen e dyte, kuqezinjtë nuk ishte konkrete para portës ndërsa boshnjakët arritën të trondisin portën e shqiptareve duke goditur traversën. Ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Bosnja ka gjetur e para rrjetën me një gol të Vedat Ibisevic në minutën e 21 i cili shfrytëzoi një top të krosuar nga krahu i majtë. Kuqezinjtë barazuan rezultatin pak sekonda nga përfunimi i pjesës së parë me një gol të Klodian Duros.

Shqipëria mbetet në krye të Grupit D, të paktën deri nesër, me pesë pikë, po aq sa ka edhe Bjellorusia që barazoi në transfertë me Luksemburgun. Nesër zhvillohet dueli tjetër i këtij grupi mes Francës dhe Rumanisë.

Ora: 21:30- Përfundon në barazim 1:1 pjesa e parë
Përfundon në barazim 1:1, pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Bosnjë Hercegovinë e vlefshme për eleminatoret e Europianit 2012.

Bosnja ka gjetur e para rrjetën me një gol të Vedat Ibisevic në minutën e 21 i cili shfrytëzoi një top të krosuar nga krahu i majtë.

Kuqezinjtë barazuan rezultatin pak sekonda nga përfunimi i pjesës së parë me një gol të Klodian Duros.

Ora: 17:04- Sonte Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë. Në stadium Topi e 2 Kryeministrat
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet sonte në orën 20.30 me Bosnjë-Hercegovinën në takimin e tretë të grupit D në Euro 2012. Kuqezinjtë do të kenë përballë një prej ekipeve më të mira të Ballkanit, me sulmues si Xheko apo Ibiseviç, ndërkohë që synimi i të dyja skuadrave është marra e 3 pikëve.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas 4 pikëve në dy takimet e para, por edhe me dy mungesa të rëndësishme. E para është ajo e mbrojtësit Debatik Curri, që ka krijuar një boshllëk të madh në prapavijë, ndërsa tjetra ajo e trajnerit Josip Kuzhe. Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital prej 8 ditësh për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Në krahun tjetër, boshnjakët kanë deklaruar se barazimi është një dështim për ta në këtë ndeshje. Trajneri Safet Sushiç gjatë gjithë këtyre ditëve e ka nënvlerësuar së tepërmi Shqipërinë, duke dhënë deklarata provokative në shtyp.

Në stadium ndërkohë do të jenë Presidenti i vendit Bamir Topi, kryeministrat e dy vendeve, Sali Berisha dhe Mustafa Mujezinoviç, si edhe 5 ministra boshnjakë. Si Shqipëria, ashtu edhe Bosnje-Hercegovina morën të enjten OK-in për heqjen e vizave nga Parlamenti Europian dhe ndeshja e sotme është një mundësi e mirë për të dy vendet për të festuar këtë event. Ndeshja Shqipëri-Bosnje do të gjykohet nga arbitri islandez Jakobson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here