Home Politike PS fiton bastionet e PD, në Tiranë Basha kalon në avantazh

PS fiton bastionet e PD, në Tiranë Basha kalon në avantazh

1091
0

Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e dytë të numërimit. PS-së donimon në bashkitë më të mëdha të vendit, gjithashtu vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së, duke bërë që disa bashki nga të djathta të drejtohen tani e tutje nga kryebashkiakët e majtë. Në Tiranë Basha kalon në avantazh te lehte. PS e koalicioni “Aleanca për të Ardhmen“ fiton Gjirokastren, Saranden, Permetin, Himaren, Tepelenen, Gramshin, Burrelin, Rreshenin, Gramshin, e Lacin. Kryeson edhe në Elbasan, Berat, Vlorë, Fier, Korcë. PD e Aleanca për Qytetarin Demokratët fiton Kukesin, Bajram Currin, Puken, Peshkopine, Peqinin, Rrogozhinën dhe Delvinën e Lezhen. Kryeson në Shkodër. Në Durrës kandidati Vangjush Dako i PS-se ne avantazh ndaj rivalit demokrat Ferdinand Xhaferraj.

TIRANE, BASHA NE AVANTAZH TE LEHTE, BLLOKOHET NUMERIMI NE NJ: 5
Ora 08: 53 Në Tiranë janë numëruar 181 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson me 46110 vota, kundrejt Ramës qe ka 45879 vota. Basha esjze një avantazh të lehtë ndaj Ramës. Basha i PD ka 45891 ndërsa Rama ka 45697, ndërkohë që në njësinë nr 5 është bllokuar procesi i numërimit. Njesia nr 5 eshte “molla e sherrit” ku PS pretendon se Rama ka fituar.

KONISPOL FITON PS
Ora 09: 08 Në bashkinë Konispol fitues është kandidatja socialiste Mimoza Arapi me 1570 vota ndërsa kandidati PD Petrit Mullaj ka 1300

POGRADEC FITON PS, NE KORCE NE AVANTAZH PS
Ora 09:00 Në Pogradec fiton kandidati i PS. Artan Shkëmbi, i cili merr dhe mandatin e tretë për kryetar bashkie. Shkëmbi ka fituar me një diferencë prej 1800 votash ndaj rivalit të tij PD.
Në Korcë vazhdon numërimi i votave dhe Niko Peleshi kryeson me 8630 vota, ndërsa Andrea Mano i PD-së ka 7000 vota. Në Korcë janë numëruar 31 kuti votimi nga 62 gjithsej. .

DURRES DAKO 14 VOTA ME SHUME SE XHAFERRAJ
ORA 08: 48 Në Durrës numërimi ka vazhduar edhe gjatë natës. Janë numëruar 43 kuti nga 165 kuti votimi, dhe Vangjush Dako ka dalë në një avantazh të lehtë duke grumbulluar 9492 vota ndërsa Xhaferraj ka marrë 9478 vota. 14 vota diference mes dy kandidatëve.

LEZHE, FITON VIKTOR TUSHA I PD- LSI
Ora 07:00 Në Lezhë është mbyllur numërimi i votave dhe ka fituar kryetari aktual i bashkisë së Lezhës Viktor Tusha, i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Tusha ka fituar me 4933 vota Kundrejt PS Gjok Jakut me 5631 vota. PD ka fituar me një diferencë votash prej 302 vota

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH NDAJ BASHES
Ora 04:30- Në Tiranë Edi Rama i PS ka marre 41 131 vota, ndërsa Basha i PD ka 40 886 vota deri në orët e para të ditës së martë.
Gjithsej duhen numeruar 485 kuti. Aktualisht jane numeruar 162 kuti votimi.

Në Bashkinë Kamëz janë numëruar 25 kuti nga 51. Rakip Suli i PS ka 7748 ndersa kandidati PD, Xhelal Mziu ka 6151 vota.

BLLOKOHET NUMËRIMI NË VLORË, NUK KA ENERGJI NË KZAZ. 61
Ora 03:30- Në Pallatin e Sportit në Vlorë, aty ku është instaluar edhe KZAZ. 61 është ndërprerë procesi i votimit, pasi mungon energjia elektrike. Komisionerët e PS hedhin akuza ndaj komisionerëve të PD, duke i bërë ata përgjegjës të këtij bllokimi.

LAC, POGRADEC, BERAT, SHKODËR, FIER, KAVAJE, VLORE, DURRËS, LUSHNJE E KORCE, JA REZULTATET PARAPRAKE
Ora 03:20- Vijon numërimi dhe në këto orë të vona të mbrëmjes në disa Bashki të tjera të vendit ku PS kryeson.
Në Lac janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota kurse PD me 2 377 vota.

Në Pogradec janë numëruar 21 nga 28 kuti në total ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.

Në Durrës vijon numërimi I votave ku janë numëruar vetëm 26 kuti nga 165 kuti. Rezultati deri tani është PS me 5696 vota kurse PD me 5750 vota.

Në Berat janë numëruar 38 kuti nga 74 në total nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, kurse PD me 5 270 vota.

Në Shkodër janë numëruar 18 kuti nga 95 në total nga ku PS ka marrë 2495 vota kurse PD me 4185 vota. Në Shkodër në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për sot dhe do të nisë rinumërimi të martën paradite.

Ne Fier jane numeruar 42 kuti nga 83 ne total ku PS ka marre 8297 vota kurse PD 5891 vota.

Ne Kavaje jane numeruar 28 kuti nga 30 gjithsej nga ku PS ka 5403 kurse PD 4632 vota.

Ne Vlore jane numeruar 39 nga 86 kuti ne total ku PS ka marre 11610 vota kurse PD 9383.

Në Korcë janë numëruar 27 kuti nga 62 që janë gjithsej. PS kryeson me 7036 vota, ndersa PD ka 5519 vota.

Ne Lushnje Në KZAZ nr. 20 në Lushnje është duke vazhduar ende numërimi i votave për bashkinë e këtij qytet. Aktualisht është në avantazh kandidati i Aleancës për të Ardhmen me 6445 vota, kundrejt PD-LSI 4353 vota. Janë numëruar gjithsej 35 kuti nga 64.

GJERMENI: TENDECË PËR TË BLLOKUAR PROCESIN NË NJËSINË NR.5
Ora 03:15 Probleme në KZAZ nr. 49 në kryeqytet, e cila i përket njësisë bashkiake nr.5. Në të gjitha tavolinat nuk po numërohet asnjë kuti, pasi sic deklaron deputetja e PS Eglantina Gjermeni ka 2 orë që procesi është bllokuar nga komisionerët PD-LSI, të cilët sipas saj po zvarrisin qëllimisht procesin.

“Ka gati dy orë që pretet të ndërroheshin turnet. Nuk kanë ardhur vëzhguesit e PD dhe LSI duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme procesin, kjo pasi votat e numëruara deri tani kanë qënë në favor të PS. Kjo më duket jashtë cdo standardi zgjedhjesh”, tha deputetja e PS.

NË VLORË KRYESON PS, NË SHKODËR PD
Ora 00:05- Deri në mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës janë numëruar 36 kuti votimi nga 86 që janë në total, ku fitues është kandidati i PS Shpëtim Gjika me 9231 vota, ndërsa Kollozi i PD ka 7768 vota. Nga skaji jugor shkojmë në veri në Shkodër, aty ku kryeson PD me 2517 vota, kundrejt PS me 1466 vota. Në Shkodër janë numëruar 12 kuti nga 95 që janë gjithsej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here